Tjetër trofe për Xhokoviç, tenisti serb triumfon në finalen e US Open

11 Shtator 2023 | 13:34

Fitorja në finalen e US Open e ka cuar në 24 numri ne grand slameve të fituar nga Novak Xhokoviç, me tenistin serb që mposhti Medvedev me rezultatin 3-0. Pas 3 orësh e 17 minutash, 36-vjecari i dha fund sfidës ndaj kundërshtarit të tij, ndërsa shtoi një tjetër trofe në kabinet.

Përballja finale e Us Open ishte një spektakël i vërtetë, ndërsa tregoi dhe një herë tjetër se serbi është tenisti më i mirë në botë. Seti i parë u fitua 6-3 nga Xhokoviç, për të vijuar më pas 7-6 dhe sërish 6-3. Ky ishte titulli i katërt i fituar, ndërsa ka arritur të shkëputet nga kundërshtarët e tij sa i përket Grand Slameve. Rafael Nadal ka fituar 22 të tillë, ndërsa Djokovic arrin në kuotën e 24 fitoreve.

Sa i përket karrierës së 36-vjecarit, është absolutisht një rekordmen me 10  Australian Open, 7 Wimbledon, 4 US Open dhe 3 herë fitues në Roland Garros. Një ecuri të mirë në këtë kompeticion kishte dhe rusi Medvedev i cili eliminoi në gjysmëfinale pretendentin kryesor Alcaraz, i cili ka braktisur fronin. Tanimë në krye të botës në tenis qëndron Novak Xhokoviç, me renditjen që vijon më pas me Alcaraz e Medvedev.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026

Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme

Ambasada britanike në Prishtinë ka publikuar një komunikatë, në të cilën thuhet se një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme britanike ka dënuar ashpër deklaratat e...
14:30 | 16/07/2026

Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale

Është prezantuar këtë të enjte Qendra e Komandës dhe Kontrollit, një nga komponentët kryesorë të projektit kombëtar “Smart City”. Në ceremoninë ku morën pjesë Kryeministri...
14:18 | 16/07/2026