Halep përjashtohet nga tenisi për katër vjet
Ish-numri një në tenis dhe dy herë fituesja e garave Grand Slam, Simona Halep, është përjashtuar nga ky sport për katër vjet, për shkak të dy shkeljeve të dopingut.
Halep, 31 vjeç nga Rumania, ka deklaruar e pafajshme për dy rastet e ndara të dopingut dhe është zotuar se do të apelojë çështjen në Gjykatën e Arbitrazhit për Sport (CAS).
Agjencia Ndërkombëtare për Integritet në Tenis (ITIA) njoftoi për pezullimin më 12 shtator, pasi vendimi u mor nga një tribunal i pavarur.
Halep edhe në të kaluarën ishte pezulluar nga tenisi profesional pasi kishte rezultuar pozitive për roxadustat më 2022 në garën U.S Open. ITIA tha se Halep personalisht kishte dëshmuar gjatë seancave dëgjimore të tribunalit që u mbajtën në fund të qershorit.
Ajo u gjet se ka shkelur Programin Anti-Doping të Tenisit (TADP) në dy raste më 2022.
Halep gjatë karrierës së saj ka fituar në Wimbeldon dhe në Franch Open. Më 2019, ajo u bë rumunia e parë që u radhit e para në listën e tenisteve më të mira në botë.
Pas njoftimit të ITIA-s, Halep, sipas Reuters, ka deklaruar se ajo refuzon “të pranoj vendimin për ndalesën prej katër vjetësh”.
“Synoj ta apeloj vendimin në Gjykatën e Arbitrazhit për Sport dhe të ndjek të gjitha rrugët ligjore kundër kompanisë që prodhon suplementin në fjalë”, citohet të ketë thënë ajo.
Nëse mbetet në fuqi, ndalesa ndaj tenistes rumune do të përfundojë në fillim të tetorit të vitit 2026.
LEXONI GJITHASHTU:
Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme
Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale
- 15:06 Mblidhen 53 nënshkrime nga deputetët në Serbi, kërkojnë shkarkimin e ministres Snezana Paunoviç
- 14:51 Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
- 14:45 Parlamenti italian miraton reformën zgjedhore të kontestuar të Melonit
- 14:31 “Smart City”, Rama: Projekti nuk ndalet më, do të shtrihet në të gjithë territorin
- 14:30 Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme
- 14:18 Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale