Aksident në Berat/ Përplaset nga makina një 85-vjeçar, dërgohet menjëherë në spital
26 Janar 2024 |
12:38
Një aksident ka ndodhur sot në orët e para të paradites në fshatin Lapardha. Një automjet, tip Skoda, me targa AA 124 JZ, ka përplasur një të moshuar në rrugën e fshatit.
Ngjarja ka ndodhur në qendër të fshatit Lapardha dhe 85-vjeçari Ramadan Boni është goditur nga mjeti dhe ka rënë në rrugë.
I plagosuri është transportuar drejt Spitalin Rajonal Berat, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që drejtuesi i mjetit, shtetasi me inicialet A.A është shoqëruar në polici për të dhënë shpjegime në lidhje me ngjarjen.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë, që po kryejnë edhe këqyrjen e vendit të aksidentit, për të konfirmuar shkaqet dhe dinamikën e tij.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West