FIFA konfirmon pezullimin e Rubiales nga Futbolli për shkak të puthjes në Botëror

26 Janar 2024 | 15:17

Organi qeverisës i futbollit botëror, FIFA, e ka konfirmuar të premten pezullimin trevjeçar nga futbolli të ish-presidentit të Federatës së Futbollit të Spanjës, Luis Rubiales, pasi e hodhi poshtë ankesën e tij.

Rubiales u pezullua për tri vjet nga të gjitha aktivitet e futbollit më 30 tetor, sepse e puthi në buzë futbollisten Jenni Hermoso pa pëlqimin e saj, pas fitores së Spanjës kundër Anglisë në finale të Kupës së Botës së grave në gusht të vitit të kaluar.

FIFA tha se e mori këtë vendim pas një seance dëgjimore. Megjithatë, ndaj këtij vendimi 46-vjeçari mund të ankohet sërish, tani në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv, shkruan REL.

“Komiteti i Apelit ishte i bindur se Rubiales u soll në kundërshtim me parimet e Kodit Disiplinor të FIFA-s, neni 13, gjatë dhe pas finales së Kupës së Botës së grave”, tha FIFA.

Rubiales dha dorëheqje si kryetar i federatës spanjolle të shtator, duke thënë se nuk mund ta mbronte më pozitën pas kritikave të mëdha. 46-vjeçari ishte zotuar fillimisht se nuk do të jepte dorëheqje, pavarësisht trysnisë nga futbollistët, politikanët dhe grupet për të drejtat e grave.

Futbollistja Jennifer Hermoso duke festuar me presidentin e Federatës së Futbollit të Spanjës, Luis Rubiales, pas fitimit të Kupës së Botës, 20 korrik 2023.

Gjykata e Lartë e Spanjës propozoi të enjten që Rubiales të dalë para gjyqit për atë puthje, duke thënë se hetimi ka gjetur se puthja “nuk u bë me bashkëpajtim dhe ishte një veprim i njëanshëm dhe befasues”.

Gjykata kërkoi që para saj të dalin edhe ish-trajneri i kombëtares së grave, Jorde Vilda, si dhe Albert Luque, drejtori sportiv i kombëtares së burrave, dhe Ruben Ribera, shefi i marketingut në federatë, për dyshimet se i kishin bërë trysni Hermosos të thoshte se puthja ndodhi me pajtimin e saj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026