“Ngjan me atë serb”- Egbo: Për 5-10 vite Futbolli i Kosovës ia kalon Shqipërisë
Trajneri i ekipit të Prishtinës, Emmanuel Egbo, është shprehur se Futbolli i Kosovës ngjason me atë të Serbisë.
Komentet Egbo i bëri në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, ku tha se për 5-10 vite, Futbolli i Kosovës do ia kalojë atij të Shqipërisë.
Ai tha gjithashtu se është i kënaqur deri më Tani në Kosovë, pasi sipas tij, nuk ndien bezdisje apo ndërhyrje në punën e tij nga Presidenti i klubit apo kreu i Federatës.
“Kosova është duke zhvilluar, vijnë lojtar nga Kosova në Shqipëri dhe anasjelltas. Kosova ka futbollin si Serbia. Mua nuk më intereson shumë një lojtar, më intereson grupi. Grupi është ai që fiton një kompeticion. Grupi për mua është i rëndësishëm. Një për të gjithë e të gjithë për një.
Në Arabi edhe si kulturë është ndryshe, ka mundësi të ndërrojë trajnerin çdo 6 muaj, ke rezultat të mirë apo nuk ke. Unë jam mërzitur pak, sepse ti më merr mua në punë, më li ta bëj atë si di unë. Në Kosovë nuk je i bezdisur nga Presidenti, nga Federata, deri tani jemi në rregull me këtë. Që kur kam ardhur në Prishtinë e kam parë presidentin e klubit jo më shumë se 2-3 herë.
Futbolli i Kosovës është një rritje shumë e madhe. Besoj se në 5-10 vite në vazhdim, besoj se futbolli i Kosovës do jetë më i madh se i Shqipërisë”, tha Egbo.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë