Papa Françesku e cilëson racizmin si një ‘virus që pëson mutacione të shpejta’

22 Mars 2021 | 08:20

Papa Françesku denoncoi të dielën racizmin, duke e krahasuar atë me një virus.

Ai shkroi në Twitter për racizmin në datën që Kombet e Bashkuara shënojnë si Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Diskriminimit Racor.

Papa e krahasoi racizmin me “një virus që pëson mutacione të shpejta dhe në vend që të zhduket, fshihet dhe rri në hije”.

“Raste të racizmit vazhdojnë të na turpërojnë, sepse ato tregojnë se progresi ynë i supozuar shoqëror nuk është aq real ose përfundimtar sa mendojmë,” shkroi Papa në postimin e tij në Twitter.

Ai nuk përmendi asnjë rast të veçantë racizmi apo vend.

“Të gjithë vëllezërit”, është titulli o dokumentit të veçantë mësimor, të cilin Papa publikoi vitin e kaluar në mes të pandemisë COVID-19 për të kërkuar solidaritet, vëllazërim dhe kujdes për mjedisin në të gjithë botën.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026