23 miliardë dollarë, SHBA miraton shitjen e 40 avionëve luftarakë F-16 në Turqi

27 Janar 2024 | 10:15

Qeveria amerikane ka miratuar shitjen prej 23 miliardë dollarësh (18 miliardë paund) të 40 avionëve të rinj luftarakë F-16 në Turqi, një veprim që ishte vonuar gjatë, pasi Ankaraja ratifikoi pranimin e Suedisë në NATO.

Sipas mediave të huaja, marrëveshja përfshin komplete modernizimi për 79 F-16 ekzistues turk.

Departamenti Amerikan i Shtetit i tha Kongresit se kishte miratuar gjithashtu shitjen e 40 avionëve luftarakë F-35 në Greqi, me kosto 8.6 miliardë dollarë.

Turqia ratifikoi pranimin e Suedisë në NATO pas më shumë se një viti vonesë që shkaktoi tension në aleancë.

Për herë të parë, ajo bëri kërkesën për avionët në vitin 2021, por vonesa e saj në ratifikimin e ofertës suedeze për NATO-n doli të ishte një pengesë e madhe. Turqia ishte e shqetësuar për atë që e quajti mbështetjen e Suedisë për separatistët kurdë.

Por deputetët turq ratifikuan ofertën e Suedisë këtë javë dhe presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dha nënshkrimin e tij përfundimtar.

Presidenti i SHBA, Joe Biden më pas kërkoi që shitja e F-16 të miratohej “pa vonesë”.

Pushtimi i plotë i Rusisë në Ukrainë në shkurt 2022 rriti rëndësinë e Turqisë si një mburojë e NATO-s në rajonin e Detit të Zi.

“Aprovimi im i kërkesës së Turqisë për blerjen e avionëve F-16 ka qenë i kushtëzuar nga miratimi i Turqisë për anëtarësimin e Suedisë në NATO”, tha senatori demokrat Ben Cardin, kryetar i Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, një nga katër komitetet kryesore që duhet të miratojë transferimet e armëve.

“Por mos bëni gabim: ky nuk ishte një vendim që e mora lehtë”, tha ai.

Ai tha se rekordi i të drejtave të njeriut të Turqisë duhet të përmirësohet, si dhe të bëjë më shumë për ta bërë Rusinë përgjegjëse për pushtimin e saj në shkallë të plotë të Ukrainës.

Tani Hungaria është i vetmi anëtar i NATO-s që ende nuk ka ratifikuar pranimin e Suedisë në NATO, megjithëse kohët e fundit ka pasur shenja përparimi.

Vitin e kaluar, SHBA miratoi transferimin në Ukrainë të avionëve luftarakë F-16 të prodhimit amerikan nga Danimarka dhe Holanda, pasi pilotët ukrainas të trajnohen plotësisht për t’i operuar ato.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026