PD kujton fitoren e 22 marsit ’92, Basha: Do ta çlirojmë Shqipërinë nga e keqja që e mban peng
Strukturat e Partisë Demokratike e Shqipërisë ka kujtuar 22 marsin e vitit 1992, datë kjo, e cila simbolizon fitoren e zgjedhjeve të para të demokratëve, pas rrëzimit të regjimit komunist.
Në fjalën e tij, Lulzim Basha theksoi se Partia Demokratike ka bërë disa arritje historike për vendin, ku përmendi lëvizjen pa viza në Europë dhe anëtarësimi në Aleancën Atlantikut të Veriut.
“Gjatë qeverisjes tonë, ne iu mundësuam shqiptarëve lëvizjen e lirë dhe pa viza në Europë. Ne e anëtarësuam Shqipërinë në NATO”, tha Basha.
Ai u zotua se do të punojë që Shqipëria të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian. Kryedemokrati Basha u bëri thirrje qytetarëve që me votën e tyre ta kthejnë 25 prillin në ditën e bashkimit kundër qeverisë Rama.
“22 marsi i 1992, ishte dhe mbetet dita e bashkimit të shqiptarëve ndërsa me kontributin tuaj dhe me punën tonë le ta kthejmë 25 prillin, në një ditë kur ëndrra juaj, ëndrra e themeluesve të parë të PD për “Shqipërinë si gjithë Evropa” të fillojë të konkretizohet. Sot ne bashkohemi të gjithë me një mision të vetëm: ta çlirojmë Shqipërinë nga kjo e keqe që e ka mbërthyer dhe që e mban peng”, tha Basha.
Sipas tij, vota për Partinë Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit është vota e cila do ta ndajë Shqipërinë nga “orientalizmi dhe sundimtarizmi”.
“Të gjithë së bashku nuk kursejmë asnjë minutë, asnjë orë, asnjë ditë nga data e madhe që na ndan, e që do ta ndajë Shqipërinë përgjithmonë nga e keqja, nga orientalja, nga sundimtarizmi dhe mbi të gjitha mungesa e të drejtave të njeriut. Kjo është një betejë dhe ne kemi nevojë për ndihmën tuaj”, theksoi Basha.
Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës