3 amerikanë u vranë nga sulmi me dron në Jordani/ Biden: Do i gjejmë përgjegjësit…

28 Janar 2024 | 18:35

Tre trupa amerikane janë vrarë dhe 25 janë plagosur në një sulm me dron në një bazë amerikane në Jordani, afër kufirit me Sirinë, kanë njoftuar SHBA.

Presidenti amerikan Joe Biden thotë se ndërsa faktet janë ende duke u mbledhur, sulmi u krye nga grupe ushtarake të mbështetura nga Irani që veprojnë në Siri dhe Irak.

Ai tha gjithashtu se “sot, zemra e Amerikës është e rënduar”, duke shtuar se “sakrifica përfundimtare e ushtarëve nuk do të harrohet kurrë nga kombi ynë”.

Ai gjithashtu paralajmëron për hakmarrje, duke shtuar: “Dhe mos kini dyshim – ne do t’i kërkojmë llogari të gjithë përgjegjësve në një kohë dhe në mënyrën që zgjedhim”.

Është hera e parë që ushtarë amerikanë vriten në rajon pas sulmit të Hamasit në Izrael më 7 tetor.

Sipas BBC, ky është i fundit në një seri sulmesh ndaj bazave amerikane në Irak dhe Siri nga përfaqësuesit e Iranit në rajon që nga shpërthimi i konfliktit Izrael-Gaza në tetor.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse

Një koalicion prej nëntë shtetesh anëtare të BE-së, plus Islanda dhe Norvegjia, po rrit presionin për të shtrënguar kushtet e vizave për turistët rusë ndërsa...
17:24 | 04/06/2026

Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave

Bitcoin ka shënuar një rënie të fortë, duke prekur nivelin më të ulët që nga shkurti dhe duke humbur më shumë se 25% të vlerës...
17:21 | 04/06/2026

25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë

Kompania amerikane Amazon ka njoftuar një plan të ri investimi prej më shumë se 10 miliardë eurosh për zgjerimin dhe modernizimin e rrjetit të saj...
17:16 | 04/06/2026