Rivendosja e raporteve me Evropën, Anthony Blinken takim me ministrat e NATO-s, Von der Leyen e Borrell
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken viziton sot Brukselin ku do të takohet me ministrat e jashtëm të NATO-s dhe zyrtarë të Bashkimit Evropian. Lajmi u bë me dije pak ditë më parë nga Departamenti amerikan i Shtetit ndërsa administrata e Biden kërkon të rindërtojë raportet transatlantike.
Në takimin e NATO-s, Blinken do të bashkohet me ministrat per te diskutuar ndryshimet e propozuara në organizatën transatlantike si dhe shqetësimet mbi Kinën dhe Rusinë, ndryshimin e klimës, sigurinë kibernetike dhe të tjera çështje.
Blinken do të takohet gjithashtu me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe shefin e politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell për të diskutuar mbi pandeminë , rimëkëmbjen ekonomike nga COVID-19 dhe përpjekjet për të forcuar demokracinë.
“Takimet në Bruksel riafirmojnë angazhimin e Shteteve të Bashkuara ndaj Aleatëve tanë dhe partnerëve Evropianë në agjendën tonë të përbashkët,” – thuhet në deklaratën e departamentit.
Vizita e Blinken në Evropë vjen pak kohë pasi Administratat Biden erdhi në krye të Shtëpisë së Bardhë dhe do të duhet të ulë retorikën e ashpër të paraardhësit të tij Republikan Donald Trump ndaj aleancës euroatlantike Trump vazhdimisht akuzoi anëtarët evropianë të NATOS se nuk kanë shpenzuar sa duhet për mbrojtjen e tyre.
Amerika u Rikthye, Diplomacia është përsëri në qendër të politikës sonë të jashtme ishte dhe slogani i presidentit Biden në prezantimin e politikës së Jashtme. Zgjedhja e Biden në zgjedhjet e nëntorit u mirëprit menjëherë nga Perëndimi dhe u cilësua një frymëmarrje për raportet me Washingtonin.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje