Zbardhet dëshmia e Kushtrim Kokalla: Naimi para 1 viti më ka lutur ta vras Liridonën

29 Janar 2024 | 10:00

I arrestuari i katërt për përfshirjen në vrasjen e Liridona Ademajt, Tom Dodaj, ka pranuar në dëshminë e tij se ia ka shitur armën e krimit Naim Murselit e Granit Plavës.

Ai mohon të jetë i përfshirë në vrasjen e Liridona Ademajt, teksa thekson se armën ia ka shitur për 280 euro.

Ndërsa Kushtrim Kokalla, i arrestuar i tretë si i dyshuar për përfshirje në vrasjen e Liridona Ademajt, ka pranuar se Naim Murseli e ka lutur atë prej afër një viti që të kryejë vrasjen e 30-vjeçares.

Kokalla ka dhënë detaje edhe për mënyrën e komunikimit mes Murselit e Plavës si dhe detaje tjera për ditën kritike të vrasjes së Liridona Ademajt dhe ditën e varrosjes së saj.

Ditët e fundit ka dëshmuar edhe vetë Naim Murseli i cili ka treguar ngjarjen sipas versionit të tij ku mes te tjerash është shprehur se Liridona e kishte tradhtuar.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ngërçi politik, Vetëvendosje pret marrëveshje me LDK para konstituimit të Kuvendit

Në pritje të seancës së parë të legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës, nuk ka asnjë lëvizje për mundësinë e arritjes së ndonjë marrëveshje...
18:29 | 23/07/2026

Deçan, 56-vjeçari humb jetën nga të shtënat me armë zjarri, dyshohet se u qëllua nga djali i tij

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Strellc të komunës së Deçanit, ku një 56-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë...
16:00 | 23/07/2026

BE ndaj institucioneve të Kosovës: Ndaleni menjëherë rrënimin e villave në Ujman!

Bashkimi Evropian në Kosovë u ka bërë thirrje autoriteteve në Kosovë që të ndërpresin menjëherë rrënimin e villave të pronarëve serbë në afërsi të Liqenit...
16:25 | 22/07/2026