Kërkoi leje të posaçme për t’u betuar, Apeli i GJKKO merr vendimin për Belerin

29 Janar 2024 | 10:41

Apeli i Gjykatës Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka refuzuar kërkesën e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, për t’u betuar para këshillit bashkiak.

Beleri, Lej

Avokati nënvizoi se Beleri nuk lihet qëllimisht të bëjë betimin pasi qeveria e do me çdo kush bashkinë e Himarës. Ai shtoi se kundër këtij vendimi do të bëhet ankimim në Gjykatën e Lartë.

“Ne do ankohemi në Gjykatën e Lartë. Është vendim me elementë të frymës fashiste. Vendimi i shkallës së parë stimulon veprimet e qeverisë për shpalljen gjendjes së jashtëzakonshme në Himarë. Nuk është e vërtetë. Gjykata e la në fuqi pa ndryshuar asnjë pjesë të asaj vendimi. Nuk na u dha arsyetimi, do ta marr tani. Jemi në fund të procesit, e njëjta treshe e kanë marrë rrugë për ta dënuar dhe marrjen e lejes së posaçme. E duan me çdo kusht bashkinë e Himarës”, tha avokati.

Fredi Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit.

Ai së bashku me bashkëpunëtorin e fushatës elektorale Pandeli Kokaveshi akuzohen për veprën penale të shit-blerjes së votave.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026