“Gjingjiç u vra për Kosovën”- Avokati serb: Shërbimet sekrete u trembën nga “Haga”
Kryeministri i Serbisë, Zoran Gjingjiç i ekzekutuar në një atenat në qendër të Beogradit në vitin 2003 është vrarë për çështjen e Kosovës. Kjo është deklarata që bën avokati dhe politikani serb Tom Fila.
Në një intervistë për mediat në Beograd, avokati që ka ndjekur gjithë proceset ligjore për atentatin ndaj kryeministrit, shprehet se eliminimi i Gjingjiç u bë pasi një pjesë e shërbimeve serkete serbe u ndien të tradhtuar nga kreu i qeverisë.
Sipas tij, drejtues të Operaconeve Speciale Serbe u alarmuan në kohën që disa prej ushtarakëve të lartë po paditeshin në Hagë për krime lufte në Serbi.
“Kishte tension mes drejtuesve të Operacioneve Speciale serbe kur nisi përmendja e tyre në procesin e Hagës. Kur Zoran Mijatoviç, zëvendës shefi i shërbimeve sekrete u dërgua në Hagë mes tyre u krijua bindja se dosja ishte dërguar nga kryeministri. Kam dëgjuar dëshmitarë në këtë proces dhe bindja ime personale është se Zoran Gjingjiç u vra për Kosovën, jo për diçka tjetër. Mendoj se ata që ishin pjesë e shërbimeve sekrete në Kosovë u trembën duke përfshirë ushtarakë si Legija”, u shpreh avokati serb, Tom Fila.
Milorad Legija është një nga ish-ushtarakët serbë që është përfshirë në krime kundër civilëve në Kosovë, përfshirë dhe masakrën në familjen Jashari, ndërkohë që njihet dhe si pjesë e grupeve mafioze të Beogradit. Klani i “Zemunit”, që drejtohej nga Legija u akuzua zyrtarisht për vrasjen e kryeministrit Gjingjiç.
LEXONI GJITHASHTU:
Radoiçiç mori përgjegjësinë për sulmin në Banjskë në 2023, Vuçiç: Ai nuk është kriminel, Kosova shkaktare
Kosova emëron gruan e parë atashe të Mbrojtjes në Shqipëri, Fatbardha Osaj merr detyrën në Tiranë
U arrestuan për provokimet gjatë Vidovdanit, shtyhet më 1 korrik seanca ndaj 36 serbëve
- 21:04 Eurostat publikon shifrat, sa ishte numri i shqiptarëve të kthyer nga vendet e BE-së në tremujorin e parë të vitit
- 20:58 INSTAT: Udhëtimet jashtë vendit u rritën me 14.3%, Italia dhe Greqia destinacionet më të preferuara të shqiptarëve
- 20:47 “E duan Shqipërinë shesh për horrllëk e pisllëk”, Rama: Korbat dhe sorrat do dështojnë
- 20:39 Stuhi e fortë në Vranisht, Lumi i Vlorës përfshihet nga reshje intensive dhe erë e fuqishme (VIDEO)
- 20:31 Temperaturat e larta në Elbasan, mjekja: Fëmijët, të moshuarit dhe punëtorët më të rrezikuarit nga i nxehti
- 20:27 Vala e të nxehtit, mbi 400 raste në Urgjencën e QSUT-së brenda një dite