Libri “Kadare në studio”, 4 intervista të plota të realizuara nga Eni Vasili
“Kadare në Studio” është libri më i ri i gazetares Eni Vasili, i cili sjell rrëfimin e shkrimtarit të madh në 4 intervista të realizuara në kohë të ndryshme.
Jo studime, as përsiatje letrare, por rrëfime mbi krijimin, letërsinë, raportin me shoqërinë dhe politikën, duke përballur të vërtetën e tij mbi gjyqësinë dhe akuzat e hedhura ndër vite.
“Kadare në studio” me katër intervista të plota të realizuara nga gazetarja Eni Vasili përgjatë 20 viteve, vijnë të plota për lexuesin nga shtëpia botuese UET Press.
Libri i sjellë nga Vasili nuk është vetëm për studiuesit e Kadaresë, por edhe për studentët e Komunikimit, me profil Gazetarinë, ku mund të kuptojnë më mirë procesin e intervistimit, ndërtimin e pyetjeve dhe ngritjen e narrativës së bisedës, duke hyrë në psikologjinë e personazhit.
Publikimi i librit, përkon edhe me dhënien e Çmimit Kadare, një nga ngjarjet më të rëndësishme të letërsisë shqipe, e cila mori bekimin e shkrimtarit 10 vjet më parë.
LEXONI GJITHASHTU:
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta