Një dekadë çmimi Kadare/Deri në 15 janar do të priten sinopset e autorëve shqipfolës

14 Dhjetor 2023 | 18:26

Dhjetëvjetori i Çmimit Letrar Kadare mbledh sërish emra të njohur. Autorë, përkthyes, kritikë letrarë e dramaturgë, do të zgjedhin prozën më të mirë në gjuhën shqipe.

Tradita që vazhdon për të dhjetin vit radhazi, së cilës shkrimtari i njohur Ismail Kadare i besoi emrin e tij, e vendos theksin te proza dhe autorët shqiptarë, që pavarësisht vendit ku jetojnë dhe krijojnë, frymojnë shqip.

Përtej vlerës monetare, vlera më e madhe e këtij çmimi ka të bëjë me promovimin që i bëhet veprës dhe autorit.

Dorëshkrimi fitues do të botohet nga UET Press, në kolanën “Leteratura”, ndërsa autori do të përfshihet në një tur të gjatë leximesh e promovimesh të librit, në aktivitete të ndryshme në të gjithë Shqipërinë, shoqëruar me dhënien e zërit mediatik.

Nisur nga  emrat e fituesve në vite dhe impakti që kanë shkaktuar, pritet që edhe ky edicion të ketë prurje të reja dhe interes të shtuar nga emra të njohur dhe të rinj të letërsisë shqipe.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026

Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti

Serenatat e vjetra korçare janë kënduar në parku “Rinia” nga këngëtarë të njohur të qytetit të Korçës, të cilët kanë rikthyer edhe njëherë si dikur,...
20:35 | 13/07/2026