Sinner flet pas trofeut të parë, zbulon idhullin e tij në Tenis

30 Janar 2024 | 17:37

Jannik Sinner është sportisti i momentit, kjo pas atij triumfi spektakolar në Australian Open, ku arriti të mposhtte dy pretendentët kryesorë për fitimin e trofeut.

Italiani 22-vjecar vijon të renditet i katërti në botë, teksa në vendin e parë është veterani serb e më pas dyshja Alcaraz-Medvedev. Pavarësisht këtyre fakteve, italiani është tenisti më i ri në moshë që fiton në tokën australiane pas Djokovic në 2008.

Në një deklaratë dhënë së fundmi, Sinner ka shprehur lumturinë për suksesin e tij, ndërsa ka zgjedhur dhe idhullin në tenis.

“Nuk e di nëse do të mund ta thyej ndonjëherë rekordin e Djokovic në Australian Open, ai ka fituar 10 tituj këtu. Më duket e vështirë, nuk e besoj se mund ta arrij. Unë për momentin jam shumë i lumtur që po mbaj në duar trofeun e parë.

Momenti që brezi i ri të marrë në dorë botën e tenisit? Nuk mund të flas me siguri nëse ka ardhur momenti për t’u shprehur me siguri mbi këtë temë pasi e ardhmja nuk parashikohet Modeli im? Ka qenë gjithmonë Roger Federer. Jo vetëm për klasin e tij në lojë, por edhe për mënyrën se si ai e prezanton veten”, tha Sinner.

Jannik Sinner arriti të rrëmbejë trofeun e tij të parë, duke triumfuar në Australian Open. 22-vjecari i lindur në Itali, eliminoi në gjysmëfinale pretendentin kryesor Djokovic, ndërsa në finale u përball me Medvedev, të cilin arriti ta përmbysë nga 0-2 në 3-2.

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

 

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026