Vidhet argjendaria në Korçë, grabitësit thyejnë xhamin dhe mesyjnë brenda
31 Janar 2024 |
10:35
Vidhet gjatë natës një argjendari në pedonalen e qytetit të Korçës.
Sipas policisë lokale autorët së pari kanë thyer xhamin e këtij dyqani e më pas kanë hapur qepenën duke hyrë brenda. Të njëjtat burime thanë se autorët kanë arritur të marrin sasi jo të vogël të sendeve me vlerë si unaza, ora dhe varëse floriri.
Policia ka sekuestruar disa pamje filmike nga kamerat e sigurisë të objekteve përgjatë pedonales, por deri tani nuk ka arritur të shkojë tek autori apo autorët të cilët kanë kryer grabitjen.
Ky nuk është rasti i parë që në qendër të Korçës kryen vjedhje të dyqaneve të floririt. Kohë më parë po në pedonale janë vjedhur dy dyqane të sendeve me vlerë. Policia në asnjë rast nuk ka shkuar tek autorët.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë operacionit të zhvilluar në Maliq është transportuar me ambulancë nga spitali...
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush