“Fatos Kongoli në 80-vjetorin e lindjes”, ekspozita në nder të shkrimtarit
80 vitet e jetës se shkrimtarit te njohur te letrave shqipe, Fatos Kongolit, autori i “Karuselit”, “I humburi”, “Bolero në vilën e pleqve”, “Iluzione në Sirtar” e mbi 35 veprave të tjera u kremtuan në një ekspozitë pranë Bibliotekës Kombëtare.
Gjithnjë mirënjohës, portreti i shkrimtarit rrezatonte teksa falënderoi me modesti të gjithë pjesëmarrësit në ekspozitë.
I cilësuar nga kritika si shkrimtar i tranzicionit, Kongoli ia ka dedikuar te gjithë veprën Shqipërisë në mbi 3 dekada demokraci. Veprat e tij janë përkthyer në 11 gjuhë të huaja dhe përkthyesi i veprës së tij është mjeshtri Edmond Tupja.
Fatos Kongoli ka fituar tri herë çmimin “Pena e argjendtë” për librin më të mirë në prozë, si dhe çmime të tjera brenda dhe jashtë vendit. Është nderuar me titullin “Kalorës i Legjionit të Nderit” nga ish- Presidenti i Francës Sarkozy, i cili gjithashtu i është drejtuar Komitetit të Nobelit të marrin në konsiderateë letërsinë e shkrimtarit për vlera të përmbajtjes dhe të eksperimentit romanor, si dhe “Mjeshtër i madh” nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Kalaja e Gjirokastrës ndër monumentet e kulturës më të vizituara
Korçë, Festivali Internacional i Muzikës ngjit në skenë yjet e baletit
Muzika ‘Jazz’ ndez Edicionin e 9-të të MIK Festival në Korçë
- 22:02 Aliaj nga “Review”: Ka turistë që vinë me bukë me vete si në kohën e Enverit kur iknim për punë
- 21:34 Nuk mjafton lufta në Iran: “Super El Niño” mund të shkaktojë rritje të çmimeve të ushqimeve deri në vitin 2028
- 20:57 Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar
- 20:46 Nga Trump, tek Meloni: Në Iran publikohet “lista e hakmarrjes”
- 20:23 21-vjeçari shqiptar në Itali akuzohet për abuzim ndaj turistes gjermane: Më dehu dhe përfitoi
- 20:10 Vijon dita e 43 e protestës qytetare në Tiranë