SPAK refuzoi kërkesën e Berishës për të shkuar në parlament, GJKKO shtyn seancën

1 Shkurt 2024 | 10:41

U mbajt këtë të enjte në Gjykatën e Posaçme seanca për ankimimin e bërë nga avokatët e ish-kryeministrit Sali Berisha, mbi refuzimin e SPAK për ta lejuar të marrë pjesë në seancat plenare.

Në përfundim të seancës gjyqtarja Irena Gjoka vendosi shtyrjen e seqancës për në datë 8 shkurt.

Kujtojmë se avokatët iu drejtuan me një kërkesë prokurorëve të SPAK Arben Kraja e Enkeleda Millonai duke theksuar se kjo është një e drejtë kushtetutesE, si dhe faktin se ndaj Berishës nuk ka ende një vendim të formës së prerë.

Por kjo kërkesa e avokatëve të Berishës u rrëzua nga SPAK.

GJKKO caktoi më 30 dhjetor 2023, masën e sigurisë “Arrest me burg”, me mbikqyrje policore, ndaj ish-kryeministrit.

Sipas njoftimit të GJKKO Sali Berisha nuk duhet të largohet nga banesa e tij e ndodhur në adresën: Rruga “Mustafa Matohiti”, si dhe nuk duhet të komunikojë me persona të tjerë përveç atyre që bashkëjetojnë në të njëjtën banesë me të.

Për ekzekutimin e këtij vendimi është ngarkuar Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, përfaqësuar nga prokurorët Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026