Berisha në SPAK, Boçi: Është vënë në një hetim politik, s’ka prova ndaj tij
Ish-kryeministri Sali Berisha ka shkuar ditën e sotme në SPAK, ku do të merret në pyetje lidhur me akuzat për korrupsion që rëndojnë mbi të, lidhur me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.
Ndërkohë deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, i cili ndodhet jashtë ambienteve të SPAK bashkë me mbështetës të ish-kryeministrit, tha se gjyqi ndaj Berishës është politik dhe nuk ka fakte e prova ndaj tij.
Në një lidhje për Euronews Albania, ai shtoi se kryeministri Edi Rama dhe mazhoranca socialiste po kërkojnë që përmes Berishës të godasin demokracinë dhe pluralizmin politik.
“Kta përdorin metodat e para viteve 90, që i marrin shumë gjatë në pyetje personat që marrin në pyetje. Mua më vjen keq që pretendova të vij këtu. SPAK është bërë një detashment i PS. Këto mënyrat e gjyqeve të rikthejnë në kujtesë ato gjyqet e kinemave të dikurshme, që i bëheshin kundërshtarëve politikë.
Metodat që përdoren janë metoda politike. Pasi e kemi thënë, Berisha është në një hetim politik dhe nuk ka fakte e prova ndaj tij.
Mënyra si po procedohet është goditje jo vetëm ndaj Berishës, por ndaj pluralizmit e demokracisë. Janë rikthyer në revansh në pushtet bijtë e etërve dhe sot kërkojnë ta mbysin edhe atë pak demokraci. Ne jemi pjesë e situatës politike dhe e pluralizmit. Fjalës betejë ia hoqi kuptimin Lulzim Basha”, tha Boçi.
LEXONI GJITHASHTU:
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë