“Ngrihuni”- Berisha: Mos prisni që Dumani të dënojë Edi Ramën, ai është skllav i tij
Ish-kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje qytetarëve që të ngrihen kundër korrupsionit të qeverisë së kryeministrit Edi Rama.
Gjatë fjalës së tij nga dritarja e banesës ku po vuan dënimin me “arrest shtëpie” për “korrupsion” në çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, Berisha i tha qytetarëvë që të mos presin që kreu i SPAK, Altin Dumani, të dënojë Ramën.
Sipas Berishës, Dumani është skllav i Ramës dhe nuk mund ta hetojë atë.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Çdo ditë e më lart ngrihet emri juaj.
Çdo ditë e më shumë shndrit beteja juaj, për kauzën që mbron, për vizionin që ofron.
Çdo ditë e më shumë kjo betejë ofron shqiptarët me fitoren.
Miqtë e mi!
Çfarë kemi përpara ne sot?
Ne sot kemi përpara kryeministrin më të turpëruar të planetit.
Kemi përpara një kriminel ndërkombëtar, që për karrigen e tij, interesa të tij personale, i korrupton vendit udhëheqës të NATO-s, i korrupton vendit të madh të lirisë, kryezbuluesin, kryembrojtësin e vet në luftën kundër korrupsionit.
I korrupton atë dhe e paguan për të luftuar Sali Berishën, për të luftuar ju, për të luftuar opozitën, dhe ky përbën një krim madhor ndërkombëtar.
Edi Rama është një kriminel në kërkim, prandaj shqiptarë ngrihuni, të mos mbajmë turpin në Tiranë, se nuk ka komb të qytetëruar që do të pranonte një horr të tillë për kryeministër.
Edi Rama i ka kohërat e numëruara, por ftoj shqiptarët ti presin biletën dhe do të shihni ju se si do të bjerë bashkë me të llumi që e mban në këmbë atë.
Shqiptarë, qytetare dhe qytetarë, për dinjitetin tuaj, për dinjitetin e vendit tuaj, të ngriheni në këmbë dhe të kërkoni drejtësi kundër Edi Ramës, të kërkoni drejtësi ndaj këtij kryekorruptori.
Mos prisni që Edi Ramën ta ndëshkojë Damani.
Damani është një skllav i tij i mjerë, është një qenie e korruptuar në çdo qelizë prej tij.
Damani bën gjithçka, të prishë çdo provë, të mashtrojë me çdo akt vetëm e vetëm për të mbrojtur Ramën, sepse mbron veten e tij, është skllav i tij, është mercenar i tij.
LEXONI GJITHASHTU:
- Spahiu: Altin Dumani dhe SPAK nuk mbështeten nga Edi Rama, por nga SHBA
- Dumani me studentët: Thyerja e mitit të pandëshkueshmërisë e vështirë, jo e pamundur
Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet
Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
Dita e 24-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 22:39 “Humbësit e mëdhenj janë PS dhe PD”, Çela bën bilancin pas 24 ditë proteste
- 22:34 Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet
- 22:27 “Rama s’ka shans të dialogojë”, parashikimi i Alibeajt: Do vazhdojë luftën e fortë
- 22:07 “Rama me zor po priste që të dilte koka e protestës”, Iljazaj: Sulmi ndaj Goxhajt, strategji
- 22:02 Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
- 21:55 Aksident në Lungomare, motori përplas një të moshuar