Dumani me studentët: Thyerja e mitit të pandëshkueshmërisë e vështirë, jo e pamundur

25 Janar 2024 | 11:36

Kreu i SPAK, Alin Dumani ditën e sotme ka zhvilluar një takim në Universitetin e Shkodrës me studentët. Takimi vjen në kuadër të një projektu të Komitetit Shqiptar të Helsinkti mbi luftën kudnërr korrupsionit.

Dumani tha se janë përpjekur që pjesë e SPAK të bëhen persona me integritet dhe koha do ta tregojë punën që po bën kjo Prokurori.

Ai shtoi se SPAK e ka treguar se është në gjendje të ëprballet me grupet kriminale që kanë lidhje edhe me politikën.

Thyerja e mitit të pandëshkueshmërisë, sipas kreut të SPAK, është e lodhshme, por jo e pamundur.

“SPAK në dhjetor bëri 4 vjet nga krijimi. Ai është bërë funksional vetëm vitin e kaluar pasi u plotësua organika. I kushtojmë rëndësi kryesore integritetit. Duhet të kesh vlera profesionale dhe integritet në detyrat e mëparshme. I nënshtrohemi vettingut, heqim dorë nga privatësia, kemi dorëzuar e-mail, nr tel, e çdo gjë tjetër. Ndërsa drejtuesit e BKH i nënshtrohen edhe testit të poligrafit.

Mirë ka bërë ligjvënësi që ka vënë këto kritere. Jemi përpjekur të vendosim njerez me integritet. Koha do ta tregojë pasi jo çdo gjë shkon vaj. Kemi dhënë shenja se jemi në gjendje të përballemi me grupet kriminale, përtej forcës që kanë dhe lidhjeve edhe me politikën. Jemi përditë në këtë luftë. Kemi dhënë shenja. Për të folur për suksese duhet të presim vendimin e gjykatave, për subjektet e nivelt të lartë.  Po tentojmë të thyejmë mitin e pandëshkueshmërisë. Është e lodhshme, por jo e pamundur”, shtoi kreu i SPAK.

Komentet kreu i SPAK i bëri në forumin: “Të thyejmë së bashku mitin e mosndëshkimit të korrupsionit”, të organiziar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit me studentë të fakultetit juridik të universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si jepen komentet negative ndaj bizneseve? Eksperti: Ja si paguhen “bot”-et elektronike

Eksperti i sigurisë, Redion Qirjazi, i ftuar në Euronews Albania me Mirela Milori, ka deklaruar se sulmi me vlerësime negative reviews ndaj bizneseve në rrjete...
19:49 | 14/07/2026

Dita e 45-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”

Këtë të marte, qytetarët kanë nisur të mblidhen për protestën e radhës e cila po vijon prej 45 ditësh në kryeqytet. Aktivistë dhe qytetarë kanë...
19:40 | 14/07/2026

Aksident i rëndë në Cërrik, makinat përplasen “kokë më kokë”! Rregjistrohen dy viktima

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e dy personave ka tronditur mbrëmjen e kësaj të marte banorët e fshatit Qyrkan, në Njësinë Administrative Gostime...
19:25 | 14/07/2026