“SPAK ka pavarësi totale”- Dumani: Ndryshuam filozofinë e kërkimit të provës

25 Janar 2024 | 11:25

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, ishte këtë të enjte në Shkodër, ku mori pjesë në forumin: “Të thyejmë së bashku mitin e mosndëshkimit të korrupsionit”, të organiziar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit me studentë të fakultetit juridik të universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës.

Në fjalën e tij, kreu i SPAK apeloi ndaj studentëve që ta ruajnë integritetin e tyre dhe të mos heqin dorë nga të qenurit idealist.

Duke u ndalur tek puna e Prokurorisë së Posaçme, Dumani theksoi se po tentohet të thyhet miti i pandëshkueshmërisë në vend. Ai tha se Prokuroria e Posaçme ka pavarësi nga pushtete e tjera dhe këtë ia garanton Kushtetuta.

Kreu i SPAK shtoi se institucioni që ai drejton ka ndryshuar filozofinë e kërkimit të provës duke investuar në teknologji.

“Mos hiqni dorë nga të qënit idealist, është e vështirë, por jo e pamundur. Përpiquni të ruani integritetin tuaj, pavarësisht ndikimeve.

Për të qenë pjesë e SPAK duhet të kesh demonstruar integritet në detyrat e mëparshme. Kemi problemet tona, por puna në këto vite ka treguar që SPAK është në gjendje të hetojë ndaj subjekteve të ndryshme.

Kemi dhënë shenja se jemi në gjendje të përballemi me grupe kriminale. Jemi çdo ditë në këtë luftë, është e vazhdueshme. Për të folur për suksese duhen pritur vendime të gjykatave. Çdo ditë hetojmë, marrim persona nën hetim.

Po tentojmë të thyejmë mitin e pandëshkueshmërisë, është e lodhshme, por jo e pamundur. Kemi ndryshuar filozofinë e kërkimit të provës, kemi investuar në teknologji.

Kemi përdorur në teknologji të ardhurat e sekuestruara nga krimi i organizuar. Për të qenë i suksesshëm duhet të kesh legjislacion të mirë dhe struktura të specializuar për luftën kundër korrupsionit.

Sa i takon pavarësisë së SPAK, ajo garantohet nga Kushtetuta. Kemi pavarësi totale nga pushtetet e tjera. Nuk kemi marrëdhënie varësie nga pushtetet e tjera. Në fund, gjithçka varet nga integriteti i secilit aktor”, tha Dumani.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Porti i Durrësit në pikun e fluksit, rikthehen lundrimet e dyfishta

Porti i Durrësit po përballet me një fluks të lartë udhëtarësh në kulmin e sezonit turistik. Lundrimet e dyfishta në linjën Durrës-Bari janë rikthyer për...
18:59 | 14/07/2026

Pensionistët në Elbasan: Çmimet e larta po e kthejnë ushqimin në luks

Tezgat e tregut të Elbasanit janë të mbushura me prodhime të stinës, por për shumë pensionistë ato mbeten vetëm për t’u parë. Me pensione që,...
18:54 | 14/07/2026

Bashkitë mblodhën 81 mln euro nga taksat e pronave, gjysmat vetëm në Tiranë

Taksa mbi pasuritë e paluajtshme është një e ardhur e rëndësishme për financat e pushtetit vendor.  Gjatë vitit 2025, 61 bashkitë e vendit arkëtuan rreth...
18:47 | 14/07/2026