Spahiu: Altin Dumani dhe SPAK nuk mbështeten nga Edi Rama, por nga SHBA

26 Janar 2024 | 16:42

Juristi Kreshnik Spahiu është shprehur se SPAK dhe kreu i këtij institucioni, Altin Dumani, nuk mbështeten nga kryeministri Edi Ram, por nga SHBA.

Komentet Spahiu i bëri në Euronews Albania, ku tha se Dumani nuk ka qenë i preferuari i Ramës dhe shtoi se dalja e tij e djeshme për mediat, kishte si qëllim të bindte publikun se ishte i pavarur.

Ai shtoi se besonte se në muajin shkurt SPAK do të ndërmerrte tre goditje të mëdha ndaj faktorëve të rëndësishëm politik.

“Muaji shkurt do jetë një muaj zjarr, që me çështjet që do të ndiqen do të eklipsojnë edhe atë të Berishës. Parashikoj që do të ketë 3 goditje të mëdha. Këta nuk janë më prokurorët që hipnin në autobus, por kanë një infrastrukturë mbrojtëse me makina, me shoqërues

Janë të njëjtët prokurorë që punojnë në kushte dhe rrethana të tjera dhe është pozitive që ata po shfaqin një tjetër anë të medalies, që ata nuk mund ta bënin të mundur në kushtet e vështura. Në të gjithë daljen që ka bërë Dumani, ka qenë të bindë publikun se ky SPAK nuk kontrollohet nga regjimi i Edi Ramës.

Dumani nuk ka qenë i preferuari i Ramës. Janë disa pushtete antagoniste në këtë moment, që i shërbejnë publikut. Pra unë mendoj se Altin Dumani dhe SPAK nuk kontrollohet nga regjimi i Ramës, por nga SHBA”, tha Spahiu.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Shqipëri ditën e...
15:45 | 04/06/2024

Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi shpalljen e Donald Trump fajtor për 34 akuzat...
16:17 | 31/05/2024

Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë

Eksperti për çështje ndërkombëtare, Ledion Kristafi, ka analizuar situatën në Rafah, pas ndërhyrjes së forcave izraelite nga toka dhe ajri. Në një intervistë për Euroneës...
14:15 | 29/05/2024