“Ursula, jemi këtu!”- Fermerët rrethojnë Brukselin, kushtet për t’u tërhequr
Në autostradën Paris-Bruksel, fermerë të zemëruar shkruan me gërma të verdha dhe të dukshme nga larg: “Ursula, jemi këtu!”.
Mesazhi u shkrua me shkumës në rrugë në shenjë sfide dhe dëshpërimi, por edhe paralajmërimi në adresë të presidentes së Komisionit Evropian, që të mos i injorojë thirrjet e fermerëve për çmime më të mira dhe më pak burokraci.
Protesta përkoi me samitin e Bashkimit Evropian dhe si Von der Leyen, ashtu edhe liderë të tjerë të Unionit mund të shihnin nga dritaret e tyre turmën e fermerëve që protestonin në rrugë.
Disa qindra traktorë u mblodhën në sheshin “Luksemburg”, në kryeqytetin Belg, duke u bërë apel liderëve evropianë që t’i japin fund marrëveshjeve të tregtisë së lirë mes BE-së dhe vendeve të treta.
Ata duan një rishikim të marrëveshjes Mercosur me Amerikën Latine dhe që importet të jenë subjekt i të njëjta rregullave të cilave duhet t’u nënshtrohen produktet agrikulturore evropiane.
Gjithashtu, ata duan që rregullat e Unionit, të cilat sipas tyre kanë mbetur peng e burokracive, të jenë më fleksibël dhe më të thjeshta.
Traktorët e parë mbërritën përreth selisë së Parlamentit Evropian në Bruksel mbrëmjen e së mërkurës dhe të enjten paradite, buritë e tyre mund të dëgjoheshin në godinën kryesore të Komisionit Evropian, ku liderët u takuan.
Më herët fermerët bllokuan rrugët përveçse në Belgjikë edhe në Francë e Itali, për të penguar tregtinë në portet e mëdha të vendeve.
Në Paris, policia arrestoi 91 protestues që bastisën tregun më të madh ushqimor evropian. Autoblindat bllokuan hyrjet në tregun Rungis, në jug të kryeqytetit francez.
LEXONI GJITHASHTU:
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
SHBA-të shtrëngojnë kontrollin para Kupës së Botës, mbikëqyrje e veçantë për delegacionin iranian
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi