Shpërthejnë protestat kundër Vuçiç në Beograd, kërkohen zgjedhje të reja

29 Janar 2024 | 09:55

Rikthehen protestat kundër Aleksandër Vuçiç në Beograd. Ata protestuan  jashtë ndërtesës së Gjykatës Kushtetuese me kërkesën që zgjedhjet e muajit të kaluar të anulohen për shkak të parregullsive në shkallë të gjerë, që u raportuan nga vëzhgues lokal dhe ndërkombëtarë.

Grupi “Serbia kundër dhunës”, ka akuzuar qeverinë e presidentit Vuçiç për organizimin e një mashtrimi në votimet parlamentare dhe lokale të 17 dhjetorit, veçanërisht në Beograd, kryeqytetin serb. Presidenti Vuçiç i ka mohuar akuzat. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve e ka shpallur Partinë Përparimtare Serbe të Vuçiçit fituese të zgjedhjeve dhe ka hedhur poshtë ankesat e opozitës. Gjykata Kushtetuese nuk ka vendosur ende për ankesat.

Politikani i opozitës Radomir Lazoviç tha se “kjo është një betejë e të gjithëve sepse të gjithë humbasin me këtë (keqpërdorim votash)”. Rreth 2,000 protestues parakaluan gjithashtu drejt selisë së transmetuesit publik të Serbisë RTS, të cilin ata e akuzojnë për qëndrime pro qeveritare. Vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve raportuan raste të blerjes së votave dhe mbushjes së kutive të votimit dhe thanë se zgjedhjet serbe përgjithësisht u mbajtën në “kushte të padrejta”.

Partitë e opozitës dhe vëzhguesit e pavarur lokalë të zgjedhjeve kanë pohuar se votuesit u dërguan me autobus në Beograd për të hedhur votat për partinë në pushtet, pasi u regjistruan në adresa false. Mijëra veta protestuan për ditë të tëra në fund të dhjetorit, duke akuzuar presidentin Vuçiç për vjedhje votash. Policia përdori gaz lotsjellës dhe arrestoi dhjetëra veta pasi protestuesit u përpoqën të hynin në bashkinë e Beogradit në një nga demonstratat.

Megjithëse presidenti Vuçiç thotë se dëshiron ta udhëheqë Serbinë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, kritikët e akuzojnë udhëheqësin populist për imponimin e një autokracie duke marrë kontrollin mbi mediat kryesore dhe mbi të gjitha institucionet shtetërore. Serbia duhet të forcojë sundimin e ligjit dhe liritë demokratike për t’u bërë anëtare e bllokut 27-vendesh.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, juristi Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën...
22:02 | 02/07/2026

Reputacioni i Monakos si një nga vendet më të sigurta tronditet nga sulmi me bombë ndaj oligarkut ukrainas

Reputacioni i Monakos si një nga vendet më të sigurta në botë u trondit mbrëmjen e së hënës, kur një bombë shpërtheu në hyrje të...
21:33 | 02/07/2026

Rama reagon sërish për protestën: Dhuna fizike, e vetmja gjë që mund të prodhojë “korja e zezë”

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me protestën e kësaj të enjteje para Parlamentit, e cila u shoqërua me përplasje mes policisë dhe...
20:49 | 02/07/2026