Vuçiç sulmon Parlamentin Europian: S’jam i interesuar për rekomandimet e tyre
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka injoruar Parlamentin Europian i cili e kritikoi për mënyrën e realizimit te zgjedhjeve te 17 dhjetorit.
“Nëse do t’ju them sinqerisht, nuk më intereson veçanërisht se çfarë do të ndodhë apo cili do të jetë rekomandimi. A e dini cili ishte rekomandimi i mëparshëm i Parlamentit Evropian? Epo, ka pasur një rekomandim për vendet që nuk e kanë njohur Kosovën ta njohin atë. Imagjinoni sikur t’i dëgjonin Spanja, Greqia, Rumania, Sllovakia apo Qiproja, për fat të mirë askush nuk i dëgjoi”, tha Vuçiç pas Akademisë Svetosava në Shkup mbrëmë.
“Pra është e qartë se në cilin drejtim po shkon. Shumica atje sot mbahet nga jeshilët dhe të kuqtë, të gjelbër dhe të verdhët, çfarë të doni. Ai gjithmonë do të bëjë disa rekomandime kundër interesave të Serbisë”, shtoi ai.
Presidenti i Serbisë po ashtu ka thënë se më pas do të “falenderojë Parlamentin Evropian për rekomandimet dhe do të thotë se e kemi kuptuar se çfarë kanë dashur të thonë”.
“Nuk mund t’ju shpjegoj se sa i mërzitur jam dhe sa nuk do të fle deri në datën 8 apo 9 apo ndonjë datë tjetër”, tha ai.
Vuçiç në Shkup ka folur edhe për opozitën, duke thënë se “i kuptojnë frustrimet”.
“E kuptoj zhgënjimin kur ke kaq shumë njerëz në një protestë. Kishim më shumë sonte në Shkup apo diku atje se sa ata në Beograd. Nuk do të thonë sa ka qenë, as unë”, tha Vuçiç.
LEXONI GJITHASHTU:
Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog
Reputacioni i Monakos si një nga vendet më të sigurta tronditet nga sulmi me bombë ndaj oligarkut ukrainas
Rama reagon sërish për protestën: Dhuna fizike, e vetmja gjë që mund të prodhojë “korja e zezë”
- 07:33 Medvedev: Finlanda do të jetë ndër objektivat e armëve bërthamore ruse
- 22:49 “Më shumë se futboll”: Bosnja para ndeshjes historike me SHBA-në
- 22:47 Parashikimi i Maradonës në vitin 2018: Në Kupën e Botës 2026, amerikanët do të copëtojnë ndeshjet në katër pjesë për reklamat!
- 22:39 Rama shpërndan deklaratën e avokatit: Një hap konstruktiv, nuk kemi kohë të humbim me BE-në! Protesta duhet të dialogojë me qeverinë
- 22:37 ‘Peshkaqenët blu’ të Botërorit, pse Kepi i Gjelbër është surpriza më e bukur e eventit?
- 22:33 Statistika: Jo vetëm cilësi, por edhe sasi, Olise është lojtari që ka përshkuar më shumë kilometra në ekipin e Francës