EMRAT| Nënë e bijë u gjetën të vdekura, zbulohet identiteti i tyre! Reagon Policia
Policia ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në lagjen 17 në Korçë, ku nënë e bijë janë gjetur të pajetë brenda banesës së tyre.
Sipas Policisë, këto shtetase nuk u ishin përgjigjur telefonatave të familjarëve të tyre prej disa ditësh.
Mësohet se viktima kanë qenë Eleni dhe Ornela Vangjeli, përkatësisht 74 dhe 54-vjeç.
Mësohet paraprakisht se dera e banesës ka qenë e mbyllur, ndërsa ka qenë zjarrfikësja që ka hapur derën duke gjetur të vdekura të dyja shtetaset në banesë.
Nga informacionet bëhet me dije se nëna ka qenë e paralizuar dhe dyshohet se vajza ka ndërruar jetë para saj, e më pas ka ndërruar jetë edhe nëna.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, nuk ka dyshime për ngjarje kriminale pasi nuk janë konstatuar shenja dhune apo shenja të tjera. Pritet të bëhet ekspertiza mjeko ligjore për të zbardhur plotësisht rrethanat.
Reagimi i Policisë:
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 01.02.2024, rreth orës 16:42, në lagjen nr. 17, Korçë, në banesë, janë gjetur pa jetë, pa shenja dhune shtetaset E. V., 75 vjeçe dhe vajza e saj O. V., 54 vjeçe. Nga të dhënat e para, rezulton se këto shtetase nuk ju ishin përgjigjur në telefon familjarëve të tyre, prej disa ditësh.
Dera e banesës së tyre është hapur nga shërbimet e zjarrfikësve, pasi ishte e kyçur nga brenda. Paraprakisht dyshohet se këto dy shtetase mund të kenë humbur jetë për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të humbjes së jetës së këtyre shtetaseve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
LEXONI GJITHASHTU:
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.