Beqaj paraqitet në SPAK: Mora hard diskun që mu sekuestrua në banesë
Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është paraqitur mëngjesin e së premtes në SPAK, ku qëndroi për rreth 45 minuta.
Në një deklaratë të shkurtër për mediat pasi doli nga Prokuroria e Posaçme ish-ministri tha se ishte paraqitur për të marrë hard diskun që iu sekuestrua në banesë në 28 dhjetor të vitit të shkuar.
“Mora Hard drive që mu sekuestrua në banesën time më datë 28 dhjetor. Nuk do paraqitem në orën 15:30”, u shpreh Beqaj.
Pak kohë më parë, GJKKO la në fuqi masën e sigurimit “Detyrim paraqitje” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” për ish-ministrin Beqaj.
Beqaj dyshohet të ketë kryer “shpërdorim të detyrës në bashkëpunim” gjatë procedurave të dhënies me koncesion 100 milionë dollarë për 10 vjet nga Ministria e Shëndetësisë që ai drejtonte, të shërbimeve të integruara për sterilizimet kirurgjikale spitalore.
Nga ana tjetër Beqaj ka hedhur poshtë akuzat, por nënvizoi që do të vendoset në dispozicion të drejtësisë që të zbardhet e vërteta.
LEXONI GJITHASHTU:
Stuhia e shiut përfshin juglindjen e vendit (VIDEO)
Enver Hoxhaj reagon për protestën në Tiranë: Shqipëria e fortë është në interesin e çdo shqiptari
Floriana Garo: PD dhe Berisha mbështesin pa lëkundje kërkesat e protestës qytetare
- 20:56 Stuhia e shiut përfshin juglindjen e vendit (VIDEO)
- 20:39 Enver Hoxhaj reagon për protestën në Tiranë: Shqipëria e fortë është në interesin e çdo shqiptari
- 20:33 Floriana Garo: PD dhe Berisha mbështesin pa lëkundje kërkesat e protestës qytetare
- 20:11 Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shprehur duhet të ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin
- 20:10 Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
- 20:07 Trump: Irani po bën lëshime të mëdha