Projekti i gazsjellësit TAP nis lidhjen e tubacioneve nga Shqipëria me bregun italian

20 Janar 2020 | 10:17

Seksioni nëndetar i tubacionit Trans Adriatik TAP nga brigjet italiane do të fillojë së shpejti, raportuan media azere, duke cituar një deklaratë të fundit të dhënë për to, nga konsorciumi TAP

Duke u lidhur me tubacionin Trans Anatolian në kufirin Greko-Turk, linja e tubacioneve përshkon Greqinë Veriore, Shqipërinë dhe Detin Adriatik përpara se të mbërrijë në bregun e Italisë Jugore për t’u lidhur me rrjetin italian të gazit natyror.

Projekti aktualisht është në fazën e tij të ndërtimit, i cili filloi në vitin 2016.

Seksioni në det të hapur i TAP, që lidh bregdetin shqiptar dhe atë italian, është i gjatë 105 km.

 Përgatitja për fazën operacionale të projektit nisi që në shtator të 2019 dhe në momentin që flasim, pjesa tokësore e tij, edhe në Shqipëri, është përfunduar në masën 90.7%. 

Tashmë që sasia e parë e gazit po transportohet drejt Gjeorgjisë dhe Turqisë, sasia e parë e gazit në Evropë do të arrijë në vitin 2020.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Regjistri i bizneseve numëron 250 mijë njësi në vitin 2025, gati gjysma fermerë

Bizneset ligjore në Shqipëri ka shënuar rritje 5% krahasuar me vitin e kaluar. Sipas profilit, nga 250 mijë gjithsej, afro gjysma e tyre janë fermerë. Bizneset...
17:49 | 04/06/2026

Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun ka arritur një minimum të ri historik. Sipas kursit të Bankës së Shqipërisë, Euro kembehet 95.3 lekë, niveli...
14:43 | 04/06/2026

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës publikoi të enjten çmimet e reja të karburanteve në vend. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN...
13:28 | 04/06/2026