“Serbia s’më ka uruar”- Talat Xhaferi zbulon nëse do marrë pjesë në “Open Balkan”
Kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Talat Xhaferi, zbuloi në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania, se pas betimit në krye të qeverisë nuk ka marrë ende asnjë urim zyrtar nga shteti i Serbisë.
Xhaferi deklaroi se mungesa e urimit është një zgjedhje diplomatike e Beogradit dhe për të nuk ka asnjë ndikim në aspektin emotiv.
“Të gjitha institucionet në Shqipëri dhe Kosovë kanë uruar dhe të gjithë përreth. Prej Serbisë nuk ka pasur asnjë urim. Tashmë është rregull protokollar diplomatik dhe në kontekst diplomatik është çështje diplomatike nëse bëhet ose jo.
Në aspekt emotive nuk më bën përshtypje, nuk më prek se çdokush ka urimet e veta. Unë personalisht nuk ngarkohem nga kjo punë”, tha ai.
Xhaferi u pyet nga gazetari Thimi Samarxhiu dhe në lidhje me nismën Open Balkan dhe nëse nën drejtimin e tij do të vahzdojë aderimin në të.
Xhaferi theksoi se ai do të marrë pjesë në takimet e Ballkanit të Hapur për të diskutuar të gjitha nevojat në marrëveshjet ekonomike.
“Open Balkan nuk i ka mbyllur punët, ishin në Shkup në fillim të kësaj jave në kontekstin e Open Blkan dhe në kontekstin e Konferencës së Ballkanit Perëndimor.
S’ka arsye për të mos qenë pjesë në aspekt të rregullave që janë vendosur në aspektin ekonomik. Komunikimi poltitik ka qenë i hapur dhe përara Ballkanit të Hapur, nuk ka pasur pengesa. Aspekti ekonomik që është baza e Ballkanit të Hapur, marrëveshjet e fundit që janë nënshkruar për lëvizjen e fuqisë punëtore. Të gjitha vendet në rajon kanë mungesë të fuqisë punëtore, kështu që janë çështje që ka vend për të biseduar dhe ka çështje që janë në suazat e Procesit të Berlinit, kështu që nuk ka nevojë për ndërprerje të komunikimit”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet