“S’ka pengesa në komunikimin institucional”, Xhaferi komenton marrëdhënien me Kurtin
Kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Talat Xhaferi ka dhënë një intervistë për Euronews Albania, ku preku çështje të ndryshme në vend por dhe në rajon.
“Kam shumë homolog”- u përgjigj Xhaferi kur u pyet nga gazetari Thimi Samarxhiu se si i kanë marrëdhëniet me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.
Kryeministri i RMV tha se nga ky i fundit nuk ka marrë asnjë mesazh urimi personal, por ama ka marrë nga institucionet.
Në aspektin institucional, ai theksoi se komunikimi do të jetë i vazhdueshëm duke lënë të nënkuptohet se marrëdhëniet personale nuk i ka mirë me Kurtin.
“Në rajon kam shumë homologë. Nuk ka pengesa të komunikimit të ndërsjellë. Nuk më takon mua të komentojë vendimet politike të Kurtit. Në marrëdhëniet institucionale nuk ka pengesa dhe nuk do të ketë pengesa. Nuk do të ketë pengesa në komunikimin institucional. Ne përfaqësojmë qytetarët, dhe raporti im me qytetarët e Kosovës nuk mund të bazohet mbi raportin personal të subjektit politik që e përfaqëson kryeministrin në Kosovë. Kështu që nuk ka dallim dhe pengesa për komunikim dhe nuk do të ketë pengesa nga ana ime. Përmes rrjeteve sociale të gjitha institucionet bazë më kanë uruar. Nuk kam marrë asnjë urim nga Serbia, as zyrtare e as personale. Është çështje e sjelljes diplomatike, nuk më bën përshtypje në aspektin personal”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen
Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë
Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë