Zona të mbrojtura apo të pambrojtura? Ambientalistët kërkojnë të mos ndryshojë ligji

3 Shkurt 2024 | 16:55

56 organizata kërkojnë tërheqjen e projektligjit që cenon Zonat e Mbrojtura. Organizatat e mbrojtjes së mjedisit i kërkojnë Qeverisë dhe Kuvendit që të tërhiqen nga plani për ndryshimin e ligjit për Zonat e Mbrojtura, duke i parë këto ndryshime si rrezik real për shkatërrimin e natyrës. Në Vlorë është kërkuar mes ndryshimeve, rishikimi i kufirit të zonës së mbrojtur Vjosë- Nartë.

Sipas ekspertëve, vendimet për fragmentimin e zonave te mbrojtura i hapin rrugë zhvillimeve të paqëndrueshme në brendësi apo në afërsi të tyre, rrisin ndikimet negative mbi zonat qendrore të zonave të mbrojtura, varfërojnë habitatet dhe speciet, si dhe godasin larminë biologjike të këtyre zonave dhe të gjithë Shqipërisë.

“Të gjitha shoqatat janë të shqetësuara sepse do të ketë ndërhyrje duke cënuar zonat e mbrojtura. Përfitues nuk është komuniteti, përfitues janë individë të vecantë.I hapet rrugë cdo lloj ndërtimi, përveç dy resorteve parashikohen edhe ndërhyrje të tjera brenda zonës së mbrojtur, Asnjë investim nuk është në interesin  e popullit, përkundrazi shkatërrojnë, pra synimi I tyre është tua japim pasurinë më të mirë të kombit tonë, të huajve apo individëve të veçante”-tha Niko Dumani, ambientalist.

Ndërkohë që alarmi është ngritur nga shumë ambientalist disa prej tyre mendojnë ndryshe, duke u shprehur se ndryshimet në hartën e këtyre zonave do të ndihmojnë në zhvillimin ekonomiko social duke i dhënë vendit balancën e duhur.

“Çështja është që të gjejmë balancën midis zhvillimit socio ekonomik të vendit, midis nevojave të komunitetit dhe ruajtjes së natyrës, Ka pak ekzagjërim për këtë çështje, e kanë sfrustruar shumë komunitetin, por komuniteti i Vlorës është shumë i qartë sepse i di të mirat dhe të këqijat e tij.”- tha Simo Ribaj, ambientalist.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, më 26 janar bëri të ditur se ndryshimet do t’i japin disa zonave një status të ri, ndërsa lumi Vjosa do të shpallet “Park Natyror”. Ndërsa Vjosa do të shpallet “Park Natyror”, një sipërfaqe e konsiderueshme e Lagunës së Nartës, tashmë I ka kaluar ndërtimit të aeroportit.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026