“Tempulli” prangos mbi 800 persona, gazetari: Shpërndarës vetëm, ku janë “kokat”
Temë e emisionit Review në Euronews Albania këtë të shtunë ishte goditja e shpërndarësve të drogës në kuadër të operacionit të ndërmarrë nga policia të titulluar “Tempulli”.
I ftuar në panel, gazetari i kronikës, Fatjon Gjinaj, tha se edhe pse janë arrestuar më shumë se 800 persona, ende nuk është raportuar se goditja ka shkuar deri te kokat e grupeve kriminale.
Ai theksoi se organet ligjzbatuese kanë arrestuar njerëzit që bëjnë punën në terren, por nuk ka shkuar tek origjina e drogës se kush e sjell apo e prodhon në Shqipëri.
“Deri në një farë pike policia dhe prokuroria nuk kanë arritur të depërtojnë tek elementi që i zbret këta njerëz në terren dhe i bën aktorë, dikë e bën trafikues, dikë e bën shpërndarës dhe dikë konsumatorë”, tha gazetari.
Gjinaj shtoi se janë qindra të arrstuar, por shumë pak sasi lënde narkotike e sekuestruar.
“Mua numrat më shqetësojnë përderisa nuk shoh aty brumin. Brumi është që kjo drogë nuk zbret nga qielli. Nuk e bëjnë qytetarët që kapen me dy qese hashash apo kokainë, por e bëjnë kokat”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur