“Hakmarrja” ndaj Iranit, zyrtari amerikan: SHBA mund të godasë…

3 Shkurt 2024 | 21:43

Husein al-Mosawi, zëdhënës i Harakat al-Nujaba, një prej grupeve kryesore që mbështeten nga Irani në Irak, zbuti tonet të shtunën duke kërkuar ulje të tensioneve në Lindjen e Mesme, pas sulmeve amerikane në Irak dhe Siri.

Uashingtoni ndërmori këtë hap si kundërpërgjigje ndaj sulmit ndaj një baze ushtarake në Jordani, ku si pasojë u vranë 3 ushtarë amerikanë dhe u plagosën rreth 40 të tjerë. SHBA goditi me dhjetra objektiva në Irak dhe Siri që përdoren nga grupet e mbështetura nga Irani dhe Garda Revolucionare iraniane.

Në një intervistë për ‘Associated Press’ në Bagdad, Husein al-Mosawi, dënoi fillimisht sulmet amerikane, duke thënë se Uashingtoni “duhet të kuptojë se çdo veprim shkakton një reagim”. Por më pas ai zgjodhi një ton më pajtues, duke thënë se: “ne nuk dëshirojmë të përshkallëzojmë apo zgjerojmë tensionet rajonale”.

Media shtetërore siriane njoftoi për viktima si pasojë e sulmeve, por nuk dha ndonjë shifër. Rami Abdurrahman, i cili drejton Vëzhguesin Sirian për të Drejtat e Njeriut me bazë në Britani, tha se 23 persona, të gjithë luftëtarë të këtyre grupeve, ishin vrarë.

Zëdhënësi i qeverisë irakiane Bassim al-Awadi tha në një deklaratë të shtunën se si pasojë e sulmeve në Irak pranë kufirit me Sirinë ishin vrarë 16 persona, mes tyre edhe civilë. Po sipas tij ishin shkaktuar “dëme të konsiderueshme” materiale mes tyre edhe objekte banimi.

Një zyrtar amerikan tha të shtunën se nga një vlerësim fillestar i dëmeve Shtetet e Bashkuara kishin goditur secilin nga objektivat që kishte planifikuar, përveç disa “shënjestrave dinamike”, në lëvizje, të cilat ishin shfaqir ndërsa nisi misioni. Zyrtari, i cili foli në kushte anonimiteti, nuk dha informacione mbi viktima të mundshëm si pasojë e sulmeve.

Shtetet e Bashkuara kanë fajësuar Rezistencën Islamike në Irak, një koalicion milicish që mbështetet nga Irani lidhur me sulmin në Jordani javën e kaluar.

Irani, ndërkohë është përpjekur të distancohet nga sulmi, duke thënë se milicitë veprojnë pa marrë urdhra prej Teheranit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026