Marrëveshja për emigrantët/ Zaçaj: Juridiksioni që vjen nga Kushtetuta, s’diskutohet

5 Shkurt 2024 | 11:02

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj foli këtë të hënë para mediave edhe për marrëveshjen Rama-Meloni për emigrantët.

Ajo tha se vendimi po punohet ndërsa theksoi se shteti shqiptar do ketë përgjegjësi për zonat që do jepen në administrim të shtetit italian.

“Vendimi po punohet. Do i përmbahem deklaratës për shtyp. Gjykata tha me bindje se shteti shqiptar vijon të ketë juridiksion.

Nuk mohuam përgjegjësinë e shtetit shqiptar për zonat që jepen në administrim të shtetit italian.

Juridiksioni ekstra-territorial që vijnë nga konventat ndërkombëtare, këtë e pranuam si diçka taktike që ndodh, sepse marrëveshja është në një rang hierarkik më të ulët se Kushtetuta.

Juridiksioni që vjen nga Kushtetuta, vijon të mbetet dhe nuk vihet në diskutim”, tha ajo.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA-të shtrëngojnë kontrollin para Kupës së Botës, mbikëqyrje e veçantë për delegacionin iranian

Ndërsa afrohet fillimi i Kupës së Botës 2026, autoritetet amerikane kanë njoftuar kontrolle të hollësishme sigurie për të gjithë anëtarët e delegacionit iranian që udhëtojnë...
09:07 | 03/06/2026

Aksident i shumëfishtë në Levan-Tepelenë, përplasen 5 automjete

Një aksident i rëndë ka ndodhur të martën në aksin Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Fratar. Pesë automjete janë përplasur mes tyre, përfshirë edhe një...
14:20 | 02/06/2026

Gjurmët e konfliktit rajonal në turizëm, Hotelet në Dubai ofrojnë zbritje dhe paketa speciale për të tërhequr turistët

Turizmi në Dubai po shfaq shenja rimëkëmbjeje pas muajsh pasigurie të shkaktuar nga konflikti rajonal me Iranin, por autoritetet dhe bizneset e sektorit të mikpritjes...
07:45 | 02/06/2026