Paga 7 mln lekë gjyqtarëve të Kushtetueses, Zaçe: Shifrat janë nxjerrë nga qeveria
Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj në një deklaratë për mediat të hënën bëri një bilanc të veprimtarisë së Kushtetueses për vitin 2023.
Zaçaj tha se Kushtetuesja ka pasur 452 kërkesa për shqyrtim përgjatë vitit të shkuar dhe nuk rezulton të ketë çështje të prapambetura.
E pyetur nga Euronews Albania lidhur me kërkesën për pagat e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, Zaçe u shpreh se i është bërë një kërkesë për të korrigjuar pagat brenda institucionit. Ajo sqaroi se shifrat për të cilat flitet lidhur me pagat e pretenduara nga gjyqtarët e Kushtetueses (paga prej 7 mln lekësh të vjetra) janë nxjerrë nga qeveria.
“I kemi bërë një kërkesë kuvendit për të korrigjuar pagat brenda institucionit të drejtësisë. Qëllimi ishte rivendosja e atij parimi të prishur gjatë reformës në drejtësi. Përtej pavarësisë, duhet të ketë ikur koha kur gjyqtari të jetë i intimiduar për të kërkuar pagën. Ne nuk kemi caktuar vlerën për pagën, shifrat janë nxjerr nga qeveria”, tha Zaçe.
LEXONI GJITHASHTU:
Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës
- 17:33 Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë
- 17:23 Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion
- 17:17 Zbulohet kandidati përballë Flamur Nokës si Sekretar i Përgjitshëm për PD-në, Samir Korreshi pjesë e garës
- 17:12 Starmer ndërpret rrugëtimin si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar: Ky është fundi i udhëtimit tim politik
- 17:11 Meloni merr goditje tjetër pas referendumit, rrëzohet propozimi i saj për Reformën Zgjedhore