Fushata e PS-së në Durrës, Klodiana Spahiu takon biznesmenët dhe të rinjtë e Spitallës
Një ditë fushate e Klodiana Spahiut, kandidates së Partisë Socialise, të cilën Euronews Albania kërkoi për ta ndjekur, planifikonte një takim me biznesin e vogël dhe një tjetër me votuesit për herë të parë.
Në kushtet e vështira ku pandemia i ka detyruar kandidatët të bënin fushatë, në një ambient me pothuajse 12 veta në një kafe, Kodiana Spahiu prezantoi programin e Partisë Socialiste në mbështetje të këtij biznesi dhe dëgjoi nga afër shqetësimet e biznesmenëve të Spitallës.
“Ne kemi një program në mënyrë të të heqim tatim fitimin dhe TVSH-në për bizneset e vogla dhe kjo për t`i dhënë pak liri biznesit të vogël për të ardhurat familjare,” – u shpreh Spahiu.
Por përvec interesit të biznesit të tyre, sipërmarrësit e vegjël kanë kërkesa konkrete.
“Kam një biznes të vogël, ushqimore, punoj vetë po s`kemi rrugë,” – u shpreh një qytetar.
Një tjetër kërkesë e komunitetit është mbështetja që biznesi duhet t`i bëj të rinjve të zonës përmes punësimit, ç`ka mund të frenonte largimin e tyre.
Shumë të rinj janë larguar del në lagje nuk sheh një çun të ri, kanë ngelur vetëm pleq, është skandaloze, është për të ardhur keq. Se kur e sheh ai në një testim që vlerësohet ai që s`duhet vlerësuar detyrimisht bëhen pesimistë e largohen fare. Jemi akoma si në kohën e atij largqoftit që ky është çuni atij kjo është goca e atij, akoma në shkolla vazhdon kjo. Mua më vret shumë për vete dhe për fëmijët e mi,” – tha një tjetër qytetar.
Në takimin e dytë, me votuesit për herë të parë të zonës ku kandidon, të njohur si mosha që është indiferente ndaj zgjedhjeve, thirrja e parë është fillimisht të shkojnë të votojnë por edhe të zgjedhin programin më të mirë.
Argumentet kryesore të Klodiana Spahiut për zonën janë zhvendosja e portit tregtar në Porto Romano, rindërtimi i 9 mijë apartamenteve në Spitallë me shërbime të shtuara si dhe kthimi në Eco Park i zonës së grumbullimit të mbetjeve në Spitallë.
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë