Kriza në Lindjen e Mesme, Blinken mbërrin në Egjipt
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka mbërritur në Kajro, ku do të takohet me presidentin egjiptian Abdel Fattah El-Sisi. Vizita vjen një ditë pasi Blinken filloi turin e tij të fundit në Lindjen e Mesme duke u takuar me princin e kurorës saudit në Riad.
Blinken dhe princi i kurorës Mohammed bin Salman diskutuan “koordinimin rajonal për të arritur përfundimin e krizës në Gaza”, sipas zëdhënësit të Departamentit të Shtetit, Mattheë Miller.
Ata folën gjithashtu për “nevojën urgjente për të reduktuar tensionet rajonale”, tha Miller, duke iu referuar një rritjeje të sulmeve në të gjithë rajonin që ka shkaktuar kundërsulme nga Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e saj.
Bisedimet vijnë pasi ushtria amerikane konfirmon se ka goditur anijet sipërfaqësore pa ekuipazh me eksplozivë (USV) të operuara nga rebelët Houthi në Jemen.
Ky është udhëtimi i pestë i Blinken në rajon që nga sulmet e 7 tetorit nga Hamasi, ndërsa më vonë pritet të vizitojë Izraelin si dhe Katarin.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë