Dështon mbledhja fizike e Komisionit të Zgjedhores, Rithemelimi bllokon sallën
Pas përplasjeve me gardën, deputetët e Rithemelimit kanë mundur të hyjnë në ambientet e sallës ku pritej të mbahej mbledhja e Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore.
Deputetët e PD-së, pjesë e Rithemelimit, bllokuan sallën dhe nuk lejuzan zhvillimin fizik të mbledhjes. Një pjesë e deputetëve të opozitës bllokuan hyrjen kryesore, ku ndaluan bashkëkryetarin Damian Gjiknuri të merrte pjesë në mbledhje.
Ndërkohë që pjesa tjetër e deputetëve u futën në ambientet e sallës ku bllokuan karriget e disa prej anëtarëve.
Deputetët e PD-së Bledjon Nallbati dhe Asllan Dogjani u ulën mes socialistëve, ndërkohë që u bllokuan dhe karriget e bashkëkryetarëve të reformës zgjedhore.
Pas dështimit të mbledhjes, bashkëkryetari nga radhët e PS, Damian Gjiknuri u shpreh i keqardhur për sjelljen e deputetëve të opozitës.
Në momentin që ai shkoi të hynte në sallë pati dhe një përplasje me deputetin e PD Flamur Noka.
Pjesë nga biseda:
Noka: A ke qenë në opozitë ti, a ke pasur bashkëkryetar? Pse nuk na lë edhe neve ta kemi?
Gjiknuri: Po, e keni bashkëkryetarin tuaj vetë e keni zgjedhur!
Noka: Jo, atë e ka zgjedhur Edi Rama. As ti as Rama nuk mund të mohoni opozitën, nuk e zhbëni dot.
LEXONI GJITHASHTU:
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut