I burgosur prej 3 vitesh, kritiku i Putinit, Navalny në izolim për herë të 26-të

6 Shkurt 2024 | 13:04

Sekretarja për media e politikanit të burgosur rus, Aleksei Navalny, ka thënë më 6 shkurt, se kritiku i Kremlinit është dërguar në izolim pesë ditë më parë, për arsye të panjohura.

Sipas Kira Yarmyshit, Navalny do të qëndrojë në izolim për 10 ditë.

Kjo është hera e 26-të që ai i është nënshtruar masës së izolimit, prej burgosjes, tre vjet më parë.

Prej kur është burgosur, ai i ka kaluar 293 ditë në izolim, shkruan REL.

Kjo është hera e tretë që Navalny është në izolim në burgun “Ujku polar” në rajonin rus të Arktikut, ku është transferuar në dhjetor të vitit 2023.

Një grup oficerësh brenda burgut në qytezën Harp, rreth 1.900 kilometra në verilindje të Moskës. Mbështetësit e liderit opozitar rus, Aleksei Navalny tregojnë se ai është dërguar në një burg në zonën ku mbretëron mot i ashpër.

Navalny, i cili ka qenë afër vdekjes, pasi është helmuar me agjent të tipit Noviçok, më 2020 – për çka i fajëson operativët rusë të sigurisë se kanë vepruar në emër të presidentit rus, Vladimir Putinit – është ndaluar më 17 janar 2021, në aeroportin e Moskës, pasi ka arritur aty prej Gjermanisë, ku është trajtuar pas helmimit.

Ai është dënuar me dy vjet e gjysmë burgim për shkelje të rregullave të një dënimi me kusht.

Kremlini e ka mohuar akuzën e Navalnyt, se është përfshirë në helmimin e tij.

Akuzat për të cilat është dënuar Navlany konsiderohen gjerësisht si të motivuara politikisht.

Në mars të vitit 2022, Navalny është dënuar me nëntë vjet burgim me akuzat për përvetësim, të cilat ekipi i tij i ka konsideruar të motivuara politikisht.

Më vonë, Fondacioni Kundër Korrupsionit, në krye me Nanvalnyn, është shpallur organizatë terroriste dhe i është ndaluar veprimtaria.

Në gusht të vitit të kaluar, një gjykatë e ka dënuar Navalnyn me 10 vjet burgim, dhe e ka dërguar në një “regjim special” shumë të ashpër.

Burgu, “Ujku polar”, ku është dërguar Navalny, konsiderohet një prej burgjeve me sistemin më strikt në gjithë Rusinë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet

Të paktën 25 persona, përfshirë 12 oficerë policie, u plagosën gjatë përleshjeve midis studentëve dhe forcave të sigurisë në një protestë kundër politikave të kursimit...
08:27 | 04/06/2026

Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka bërë thirrje për një zgjerim eksponencial të arsenalit bërthamor të vendit, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve...
08:22 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026