Kënga 639-vjeçare e John Cage, kompozimi më i gjatë muzikor ndryshon akordet

6 Shkurt 2024 | 17:44

Pjesa e quajtur “As Slow As Possible” nga kompozitori i ndjerë amerikan John Cage, nuk do të përfundojë deri në vitin 2640. Ndryshimi tjetër i akordit është pas 2 vjetësh.

I shkruar fillimisht për piano në 1985, Cage e përshtati pjesën në një aranzhim për organo përpara se të vdiste në vitin 1992. Kompozitori eksperimental amerikan nuk specifikoi kurrë se për sa kohë duhet të luhej pjesa, por la një shënim të vetëm: “ASLSP”, që do të thotë “sa me ngadalë dhe sa më butë që të jetë e mundur.”

Shumica e shfaqjeve të tij kanë zgjatur nga 20 deri në 70 minuta, por në vitin 2001 Fondacioni i John Cage në Gjermani vendosi t’i çonte gjërat më tej, duke rënë dakord se 639 vjet ishin një kohë e arsyeshme për të respektuar dëshirat e Cage.

Duke e shtrirë kompozimin e Cage deri në kufijtë e të kuptuarit njerëzor, John Cage Organ Project në fakt po e zbërthen muzikën në tingull të pastër, duke krijuar nota që bëhen një tipar i mjedisit të tyre.

Ndryshimi i radhës i akordit është caktuar të bëhet më 5 gusht 2026.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare

Korça po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacionin ku turistët nuk njihen vetëm me historinë, muzeumet dhe kulinarinë, por edhe me traditat që...
10:12 | 02/06/2026

“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë

Nën moton “Qiell i hapur, mendje të hapura” rikthehet në Tiranë edicioni I 13-të I Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air”. Pjesë e këtij...
17:52 | 01/06/2026

Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër

Premiera e komedisë “Sonte do darkojmë në shtrat” është shfaqur në teatrin e Gjirokastrës, duke tërhequr interesimin e publikut dhe artdashësve të qytetit. Vepra e...
20:22 | 31/05/2026