“Kosova po përsërit sjelljet e Serbisë”, Goxhaj: Gabimi fatal që po bën Albin Kurti
Ish-luftëtari i UÇK-së Dritan Goxhaj tha në “Now me Erla Mëhillin se qeveria e Kosovës nuk mund të përsërisë të njëjtat gabime që ka bërë armiku, duke mbyllur kopshte dhe çerdhe.
Ai tha gjithashtu se ndalimi i dinarit jo domosdoshmërish do të çonte në mos financimin e strukturave paralele të Serbisë në Kosovë, pasi sipas tij, do të gjendet një mënyrë financimi fshehurazi e ata prap nuk do i kalojnë paratë nëpërmjet bankës.
“Janë mbyllur kopshte dhe çerdhe, mbyllja e tyre është një problem tjetër politik i madh. Kjo na kthen në vitin 1990 kur Serbia mbyllte kopshtet çerdhet dhe shkollat e shqiptarëve në Kosovë dhe shqiptarët u detyruan të organizonin qeveri paralele dhe shtet paralel. Nuk mund t’i mbyllësh.
Nëse ne bëjmë të njëjtin gabim që serbët bën ndaj shqiptarëve, ne i japim dorë dhe mundësi politike serbëve që të justifikohen në Evropë e në Këshillin e sigurimit që ja shqiptarët po bëjnë spastrim etnik të krahasuar me atë që bënte Milloshi në ’90 në Kosovë.
Të kopjosh gabimet e armikut ose është e qëllimshme ose është injorancë. Këtë duhet ta ndajë qeveria e Kosovës tashmë. Nuk mund të bëhet ky gabim”,-tha Dritan Goxhaj.
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet