Aksident në Tiranë, makina përplas 3 adoleshentë

7 Shkurt 2024 | 14:47

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të mërkure në zonën e Mulletit në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se një 24-vjeçar ka përplasur me automjet 3 adoleshentë që ndodheshin në një pikë karburanti.

Të lënduarit janë transportuar me urgjencë në spital për të marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Ndërkohë që grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 07.02.2024, në afërsi të një karburanti në Mullet, shtetasi N. P., 24 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar 3 shtetas të moshës 17 vjeç, të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026

Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
13:30 | 04/06/2026

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026