Unpublished |36 mijë dosje presin të mbartura në gjykata. Një pjesë e gjyqeve të pronave kanë 20 vjet që presin për vendimin

25 Mars 2021 | 12:05

Sistemi shqiptar i drejtësisë ka vite që vuan nga një sërë problemesh, që nga korrupsioni e deri në zvarritjet e gjyqeve ndër vite. Tek zvarritja e proceseve gjyqësore ndër vite, gjyqet më të vjetër në historinë e vendit dhe kostot që shkakton ky fenomen do ndalet edhe dokumetari Unpublished, në Euronews Albania. Në Shqipëri ka ka çështje që vijojnë gjykimin prej më shumë se 20 vitesh, të cilat nuk kanë ende një vendim.

Nëse një qytetar i drejtohet gjykatës për të paditur një palë tjetër, pret që vendimi për çështjen të merret brenda pak viteve. Ligjit parashikon që procedura nëpër të cilin duhet të kalojë një cështje gjyqësore është e tillë.

“Nëse do të merrnim rastet e Gjykatës Civile, referuar kodit të procedurës civile, një gjyq nuk duhet të zgjasë më shumë se dy vjet në një shkallë. Këshilli i Lartë Gjyqësor ka krijuar disa afate të reja me qëllim që palët të mos kenë zvarritje,” – Donald Xhelili kancelar i Gjykatës së Tiranës.

Z.Xhelili na tregon se në gjykatat shqiptare ka procese gjyqësore që vijojnë prej vitit 1997.

“Në lidhje me çështjet më të vjetra, në Gjykatën e Tiranës rezulton një çështje e vitit 1997, kjo për shkak edhe të problematikave që kanë pasur me të pandehurin e çështjes.  Ndërkohë çështje civile rezulton, që çështja më e vjetër fillon që në vitin 2000,” – Kancelari i Gjykatës së Tiranës Donald Xhelili.

Profesori I fakultetit ekonomik Igli Tola pohon se gjen mw masw procese gjyqësore shkojnw deri në shtatë vjet në të gjitha shkallët e gjyqësorit.

“Nga një studim që kam bërë në shkallën e parë një gjyq shkon nga 500-510 ditë dhe në të treja shkallët e gjyqësorit shkon deri në 5-7 për të marrë një vendim për një çështje shumë të thjeshtë, por ka çështje mbi një dekadë. Mund të ndodhë që njëra palë t’ia transmetojë edhe brezit tjetër këtë gjyq apo konflikt,” – thotë profesori Igli Tola.

Çështjet që zenë vendin e parë për zvarritje në gjykatat shqiptare janë ato për pronësinë.

“Një nga çështjet më komplekse janë çështjet e pronësisë, sikurse na rezulton në sistem. Kemi çështje që kanë nisur që në vitin 2007 apo edhe më herët,” – tregon për Unpublished në Euronews Albania Kancelari i Gjykatës së Tiranës.

Dihet tashmë që pronat jane gangrena më e madhe që shoqëroi Shqipërinë e pas viteve 90. Ligji 7501 dhe korrupsioni masiv i shoqëruar edhe me arrestime në hipoteka, mbivendosjet dhe shpallja e disa personave pronarë me letra, i coi këta njerëz në dyert e gjykatave për të gjetur drejtësi.

Të njëjtin problem ka edhe personazhi ynë, i cili ka gati 20 vite që endet nëpër senacat gjyqësore për të drejtën e tij.

“Procesi im gjyqësor ka filluar që para gati 20 vitesh, në vitin 2002 dhe bëhet fjalë për një problem pronash, të cilat janë trashëgimitë e nënës sime,” – rrëfen Sajmir Maloku personazhi ynë.

Kalvari i zvarritjes së proceseve gjyqësore nuk përfundon me nxjerrjen e vendimit nga njëra shkallë e gjyësorit. Personazhi ynë ka pasur të njëjtin fat duke kaluar me vite nga njëra shkallë tek tjetra.

“Kështu për vite me radhe, kaluam shkallë më shkallë, deri sa në vitin 2014 unë fitova të drejtën e pjesës së shtëpisë sime. Por e keqja nuk mbaron këtu, pasi mamaja kishte prona në një vend tjetër afër stacionit të trenit dhe njerëzit e mi kishin falsifikuar edhe firmën e nënës ku mua nuk më fusnin pjesë. Kështu nisi një tjetër proces gjyqësor për mua që vijon ende sot dhe jemi në Gjykatën e Lartë,” – rrëfen personazhi ynë.

Ekspertët llogarisin se gjysma e seancave gjyqësore nuk janë productive dhe për këtë aryse proceset vijojnë me vite të tëra.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sondazhi i Euronews Albania gjen me saktësi rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit

Për të tretën herë radhazi, Barometri në Euronews, Datacentrum dhe kompania MRB kanë parashikuar rezultatin e zgjedhjeve. Ky parashikim edhe këtë herë ka qenë në...
20:07 | 19/05/2023

Tregu i punës në Shqipëri, pse po largohen të rinjtë? l Unpublished

Sipas INSTAT, në Shqipëri, në vitin 2021 llogaritej se kishte 2 milionë e 362 mijë individë në moshë për punë. Të punësuar prej tyre ishin...
13:47 | 11/06/2022

Bashkitë 55 milionë euro borxhe të akumuluara, 2 në prag falimenti

15 nga 61 bashki të vendit janë zhytur në borxhe, ndërsa dy prej tyre janë në prag falimenti. Pra, 25% e pushtetit vendor nuk ka...
20:47 | 27/05/2022