Vuçiç në OKB-së: Institucionet në Kosovë krijuan kushte të padurueshme për serbët

9 Shkurt 2024 | 07:10

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç deklaroi se institucionet në Kosovë kanë krijuar kushte të padurueshme për jetesën e serbëve në veri të vendit.

Vuçiç, i cili mbajti fjalën në Nju Jork, në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të thirrur nga Serbia, për situatën në Kosovë, tha se po kryhen sulme sistematike ndaj serbëve dhe sipas tij, ata po persekutohen.

“Shpreh respekt të thellë për Këshillin e Sigurimit për organizimin e shpejtë të këtij sesioni, është shumë i rëndësishëm dhe i nevojshëm për shkak të situatës aktuale në Kosovë, e cila është plotësisht në kundërshtim me Kartën e OKB-së dhe institucionet përkatëse. Institucionet kanë krijuar kushte të padurueshme për serbët dhe po kryejnë sulme të shumta sistematike ndaj qytetarëve serbë dhe persekutimi i tyre, pa reagim, mund të shkaktojë dëme të pariparueshme.

Serbia e informon rregullisht këtë këshill dhe opinionin ndërkombëtar, Serbia ka kërkuar këtë seancë të jashtëzakonshme sepse ngjarjet dhe aktivitetet e vazhdueshme të Prishtinës janë të një natyre të tillë që mund të shkaktojnë dëme të pariparueshme që do të kishin deri në seancën e ardhshme. Lëvizja e BQK-së kur transaksionet e pagesave me dinarë janë ndaluar në Kosovë nga 1 shkurti, vazhdimi i atyre sulmeve ndaj serbëve dhe popullatës tjetër joshqiptare të Kosovës, ka arritur deri në atë pikë ku mbijetesa e tyre në krahina jugore serbe varet nga fondet që vijnë nga Serbia”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët

Një shpërthim me lëndë plasëse ka tronditur qytetin e Laçit në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje, 4 qershor. Një sasi e...
12:55 | 04/06/2026

Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me Violand Braçellarin, autorin e dyshuar të vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë...
11:30 | 04/06/2026