“Gjoba, rrahje, vrasje”- Arrestohen anëtarët e bandës së rrezikshme greko-shqiptare

9 Shkurt 2024 | 11:57

Dy persona kanë përfunduar në prangat e policisë greke si të dyshuar për pjesëmarrje në grupin e rrezikshëm kriminal që operon në Athinë, të njohur me emrin “LIONS”.

Njëri prej të arrestuarve është një 19-vjeçar shqiptar me origjinë nga Fieri, i identifikuar si Bledi Alushi. Ndërkohë që shtetasi i dytë i ndaluar është 24-vjeçari grek Nektarios Karakalios.

Bashkë me ta, ka rënë në pranga për “armëmbajtje pa leje” edhe Ibro Cico, 65 vjeç nga Fieri, por që nuk ka dyshime se është i përfshirë në grupin e rrezikshëm kriminal.

Policia po vijon punën për identifikimin e personave të tjerë të cilët mund të jenë pjesë e bandës që dyshohet që ka kryer një sërë krimesh si grabitje, vrasje dhe gjobvënie.

Uniformat blu zbuluan 4 banesa që përdoreshin si bazë e këtij grupi kriminal dhe gjatë kontrolleve janë sekuestruar një automjet tip “Jeep Renegade”, 2 pistoleta, 1 silenciator, 1 krehër pistolete, 68 fishekë të kalibrave të ndryshëm, 3460 euro dhe 1 celular.

Në një prej banesave, policia ka gjetur dhe ka arrestuar 65-vjeçarin Ibro Cico për armëmbajtje pa leje.

Grupi kriminal akuzohet për rrahjen brutale të Spartak Latos, i cili ndodhej së bashku me Dimitrios Latos, Maria Latos, Kristina Tsakiri dhe një fëmijë 1 vjeç.

Latos u ndalua në rrugën “Lenorman” dhe një grup prej 7 personash ndaluan mjetin dhe zbritën drejtuesin të cilët e rrahën me sende të forta.

Nga deklarimet e dëshmitarëve dhe nga analiza e pamjeve filmike, rezulton se autorët e sulmit të armatosur janë Bledi Alushi dhe Nektarios Karakalios dhe të paktën 5 persona ende të paidentifikuar.

Nektarios Karakalios dyshohet se është personi që plagosi me armë të dashurën e tij, për të cilën deklaroi gjatë pyetjes nga policia se kishte plagosur veten me armë zjarri.

Gjithashtu Karakalios dhe 19-vjeçari shqiptar kanë tentuar vrasjen e Kristos P. Loukas, i cili u plagos rëndë.

Bledi Alushi dhe Nektarios Karakalios dyshohet se janë personat që kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të Bar Restaurant VENUS” në pronësi të Pëllumb Hasanit nga Babica e Vlorës, në rrugët “Paraskevopoulou” dhe “Giannari” në Patisia. Ngjarje kjo e ndodhur më datë  09.01.2024.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026