“Nuk garantohet siguria”, ndeshja Shqipëri-Angli rrezikon të anulohet
Ndeshja Shqipëri-Angli e vlefshme për eliminatoret e botërorit “Katar 2022” rrezikon të anulohet. Ky shqetësim u ngrit sot në mesditë nga Federata Shqiptare e Futbollit pas përgjigjes që mori nga autoritetet e rendit.
FSHF publikoi me shqetësim në web-faqen e saj përgjigjen se perimetri i jashtëm i stadiumit kombëtar, në të cilin biznese të ndryshme “kanë vendosur struktura permanente, hekuri, xhami dhe tenda të fiksuara […] cenon standardet e sigurisë gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit”.
“Sa më sipër, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, nuk garantojnë marrjen e masave para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes së futbollit […]” – thotë në shkresën përcjellë FSHF-së drejtuesi i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Rebani Jaupi.
“Anulimi i ndeshjes Shqipëri-Angli e parashikuar për t’u luajtur në “Air Albania Stadium”, do të kishte pasoja katastrofike për imazhin e vendit tonë, ekipin Kombëtar dhe në përgjithësi për futbollin shqiptar,” – thotë në reagimin e saj FSHF teksa kujton se më 17 mars i qe drejtuar Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit dhe Bashkisë Tiranë për të liruar hapësirat rreth stadiumit.
Shqipëri-Angli është parashikuar të luhet më datë 28 mars ora 18:00. Mbetet e paqartë se si do të veprohet dhe se çfarë zgjidhje mund të gjendet.
Stadiumi kombëtar u ndërtua nga e para në vitet 2016-2020, në kuadër të një investimi prej dhjetëra milionë euro me partneritet privat ku FSHF dhe qeveria merrnin përsipër një pjesë të investimit – kryesisht të hapësirave sportive.
Synimi kryesor i investimit ishte që “t’i jepej një shtëpi e denjë përfaqësueses së futbollit për ndeshjet ndërkombëtare”.
Pjesa më e madhe e hapësirave jo-sportive të stadiumit dhe anëve përreth zotërohen dhe menaxhohen nga privatët.
Lexoni gjithashtu:
Kualifikueset e “Katar 2022”, Andi Lila: Reja të shohë edhe futbollistët e kampionatit tonë
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme