Gati për të shpëtuar Sassuolon, Kumbulla është entuziast për aventurën e re
“Gjithcka ndodhi shumë shpejt, por unë nuk pata asnjë hezitim duke i thënë agjentit tim që e doja këtë transferim. Tani jam shumë i lumtur që ndodhem këtu”, këto janë fjalët e 24 vjeçarit Marash Kumbulla në të parën intervistë si një lojtar i Sassuolo-s.
Duke folur për skuadrën e re, ai vë theksin tek dëshira e lojtarëve për të fituar. Gjithashtu vlerëson grintën e trainerit Dionisi dhe ambjentin serioz që rrethon Sassuolo-n.
Shqiptari që u transferua nga Roma pas 68 ndeshjesh, 4 golash dhe kontributit sinjifikativ për trofeun e parë në Conference League, kërkon mbështetjen e tifozëve për të dalë nga kriza.
“Jemi në një situatë delikate, por duke u stërvitur e dhënë maksimumin në fushë mund t’ja dalim. Nuk ka rëndësi nëse janë 50 apo 50.000 tifozë në stadium, por mbështetja nuk ka munguar dhe nuk do të mungojë. Forza Sassuolo”, mbylli këtë intervistë mbrojtësi kuqezi.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta