Marash Kumbulla largohet nga Roma, transferohet në një ekip tjetër të Seria A
Mbrojtësi i kombëtares shqiptare të futbollit, Marash Kumbulla, është transferuar nga Roma, drejt ekipit të Sassuolos.
Lajmi është konfirmuar nga ekipi i Sassuolos përmes një postimi në rrjetin X, ku nënvizon se futbollisti shqiptar është dhënë në formë huazimi me të drejtë blerje.
“Marash Kumbulla është dhënë në formë huazimi nga AS Roma deri më 30 qershor 2024”, thuhet në njoftimin e klubit.
Edhe vetë futbollisti shqiptar reagoi në një postim në rrjetet sociale ku falenderoi ekipin verdhekuq për eksperiencën.
“FALEMINDERIT ROMA! Faleminderit për mënyrën se si më keni pritur dhe për emocionet që më keni bërë të ndjej: sigurisht që nuk do t’i harroj kurrë.
I uroj klubit dhe të gjithë tifozëve të tij fantastikë një fund të mirë të sezonit, fat të mirë!”, shkroi Marash Kumbulla.
LEXONI GJITHASHTU:
Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026
Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian
“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla
- 15:57 U zhduk në Ngushticën e Hormuzit, 30-vjeçari indian konfirmohet i vdekur
- 15:50 Andy Burnham zgjidhet lider i ri i Laburistëve në Britani: Premton ndryshim dhe rikthim të pushtetit te komunitetet
- 15:22 Tentoi të vriste 59-vjeçarin me thikë pas një konflikti në lokal, arrestohet 43-vjeçari në Elbasan
- 15:15 SHBA-të do t’i shesin 1.96 mld usd armatime Arabisë Saudite
- 14:45 Pas sulmeve të SHBA-së në infrastrukturën energjetike, Teherani thirrje qytetarëve: Zvogëloni konsumin e energjisë
- 14:41 Vatër zjarri në fshatin Mifol, zjarrfikësit në vendngjarje për të shuar flakët (VIDEO)